• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ Shënohen 184 raste të reja dhe tri viktima

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Kosovë janë shënuar 184 raste të reja me koronavirus këtë të enjte. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se në 24-orëshin paraprak, tre pacientë me koronavirus kanë humbur jetën. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë. Bashkë me ta numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në 1,335.

Të shëruar janë 41,407 pacientë, 420 prej të cilëve në 24 orët e fundit. Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 8,586.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *