• |
ide | kryesore

Trump: Nuk i lejoj demokratët të vjedhin vendet në Senat siç vodhën Shtëpinë e Bardhë

-Instant, Lajme, Planet



Donald Trump nga Georgia, pak orë para rezultatit që do të vendosë se kush mes demokratëve dhe republikanëve do të kontrollojë senatin ka thënë se nuk do të lejojë që demokratët ta vjedhin Senatin, siç vodhën Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk mund të lejojmë që demokratët të vjedhin dhe senatin, pas përpjekjeve për të grabitur Shtëpinë e Bardhë. Demokratët nuk do ta marrin edhe këtë Shtëpi të Bardhë, do t’i mundim”  tha Trump.

Kelli Loefkler, senatorja republikane e cila kërkon rikonfirmimin në senat për Georgia-n, u shpreh se amerikanët meritojnë një platformë në Kongres, për të ngritur probleme elektorale në mënyrë që të zgjidhen. Sulmi i drejtpërdrejtë i Trump ishte i qartë kur ai u shpreh se zgjedhjet kanë qenë të trukuara dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të ketë humbur. Përballë mbështetësve të tij ai u shpreh se ky është një nga balotazhet më të rëndësishme të historisë dhe se e gjithë bota i ka sytë nga Georgia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *