• |
ide | kryesore

Flet mjeku i shkarkuar pse foli kundër QSUT: Do iki jashtë vendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku Ilir Allkja u shkarkua nga puna në QSUT më 30 dhjetor. Në “Zonë e Lirë” ai e ka konsideruar vendimin e marrë pikërisht më këtë datë, para Vitit të Ri, si një vendim sadist dhe të pashpirt.

“Unë do ta ndjek në rrugë gjyqësore dhe në Gjykatat Ndërkombëtare. Do të jetë një betejë e gjatë, nuk do jetë e vështirë se është një vendim i kompozuar për faqe të zezë. Do të jetoj për lirinë time. Ishte sadiste, në prag të festës së Vitit të Ri t’i japësh këtë vendim. Janë treguar të pashpirt, kanë llogaritur ditën që të më vrasin sa më shumë.

Megjithatë unë për ato motive e mbaj kokën lart, jam krenar, unë dhe bashkëshortja ime që më ka mbështetur. Fëmijët normale më mbështesin, do të ishte problem nëse unë do shkarkohesha për një sjellje të paligjshme apo për një gabim profesional. Kam oferta nga spitale private. E fundit është që unë do të iki nga ky vend, qejfin e kam në Francë sepse kam punuar në ekip me mjek francezë dhe e njoh që në fëmijëri atë gjuhë”, – tha mjeku Allkja.



10 Comments

      1. Mjeku i urgjences tani quhet “urgjentist”? Nuk e njoh kete doktorin por respekte per pavaresine e tij. Nuk mendoj se do iki kurkund se nuk ka vende qe do ti ofrojne pune ne mjeksi, nejse ate deklaraten per imunitetin e tufes ne Covid mendoj se e ka gabim

  1. Doktorat ne shqiperi nuk e kuptojne qe te flasesh apo edhe te tregosh per nje klient te thjeshte te hiqet licenca ne cdo vend te botes, ky nuk eshte doktore, qe ne kohe pandemie flet si militant i pd, duke fut akoma me shume tmerin, Ore shqiptare shikoni Trump per fjalime jo te regullta qe krijojne konflikte ja mbyllen te gjitha acountet personale qe te mos kete me kontakt me popullin, por ky doktori nuk edi kete?
    Ky eshte kokra e injorantit, qe per ngjyra politike humbet te gjitha

    1. Agron, ti je kokrra e injorantit. Ky doktor ben shume mire qe e hap gojen, te gjithe ashtu duhet te bejne.
      Dhe sa per Trumpin fjalimet e tij jane te rregullta, kishe ndonje gje kondra ti ?! Accountet personale ja mbyllen qelbesira si facebook dhe tweeteri. Akoma se ka marre vesh se kush jane ato? Ashtu rri, cope mishi, se nuk do kuptosh ndonjehere!

  2. Goni-i paske trute prej -betoni,-o monster mavi per ty jane te mire ata si vetja tende qe ti thurin lavde qeverise,te zezen ta bejne te bardhe,jo o langaraq ;a ka me militant se ty?Cfare beri ai-apo se denonconte mangesite qe kishte ne spitalin e urgjences?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *