• |
ide | kryesore

Zhupa nxjerr shifrat: Propaganda e Veliajt me rininë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka publikuar disa shifra sipas të cilave ajo thotë se rrëzon propagandën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt për mbështetjen e rinisë.


“Rinia është e fundit në radhë për prioritet e bashkisë por prapë kjo nuk e bën të ndalet propaganda boshe me kaseta të gatshme. Nga 2014 e deri sot pa llogaritur ata që kanë ikur ilegalisht, të rinj nën 34 vjeç që kanë kërkuar azil ekonomik janë plot 139.995 persona.


Rinia është e zhgënjyer nga qeverisja e dështuar dhe ju ka parë se cfarë keni ofroni në këto 8 vjet në qeveri dhe 6 në bashki. Rinia do jetë në krye të ndryshimit në 25 prill, për të larguar ata që mendojnë vetëm për tu pasuruar vetë!” – thotë Zhupa. ©LAPSI.al

1 Comment

  1. nga nxitimi Erion Isufi ka shënuar edhe autogol, pasi ka vendosur si adresë zyrat që ka marrë tek “Sheratoni” duke konfirmuar në këtë mënyrë akuzat e Veliajt ndaj Bashës se mbylli protestat e opozitës tek Rruga e Kombit menjëherë sapo mori “gjobën” e radhës nga Shefqet Kastrati që zotëron edhe hotelin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu