• |
ide | kryesore

Mbetet i lartë numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, 538 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orët e fundit

Arkiva



Qëndron i lartë numri i të rasteve të reja dhe i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri. 538 raste të reja dhe 9 humbje jete janë identifikuar në 24 orët e fundit.

“Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 1918 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditw, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastër, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Mdhe, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,291 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç”, informon ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (25 Janar 2021)
Raste të reja ditore 538
Të shëruar në 24 orë 401
Të shtruar në spitale 282
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1918

Testime totale 336,716
Raste pozitive 72,812
Raste të shëruara 44,291
Raste Aktive 27,197
Humbje jete 1324

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15968
Fier 2007
Durrës 1481
Shkodër 1359
Elbasan 1147
Vlorë 1057
Lezhë 967
Korçë 916
Berat 852
Gjirokastër 537
Dibër 502
Kukës 404



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *