• |
ide | kryesore

Brigitte Bardot: Covid, një bekim për planetin

-Instant, Paparazzi, Slider



Brigitte Bardot, 86 vjeçe, pas një kohe të gjatë shkëputje nga jeta publike, ne intervistën e saj më të fundit la gjurmë me opinionin e saj rreth Covid-19.

“Është një gjë e mirë për planetin”, tha ikona franceze, e cila ka kohë që është tërhequr nga vëmendja e punblikut, për t’iu përkushtuar vetëm kafshëve dhe mjedisit.

“Unë lexoj shumë libra, gazeta, shikoj tv flas me miqtë e mi dhe shikoj që kjo botë po bëhet një cirk. Është e neveritshme mënyra se si ne e trajtojmë planetin tonë që mbytet nën peshën e një demografie të pakontrollueshme nga e cila lindin të gjitha fatkeqësitë që na ndodhin: ngrohja globale, përmbytjet, zjarret … “-tha Brigitte Bardot.

Ish-aktorja, e cila ka qenë protagoniste e historive të mëdha të pasionit, ka shpjeguar disa herë se dashuria e saj e vetme tani janë kafshët.

“Kam frikë se Coronavirus dhe epidemitë e ardhshme që janë tashmë në horizont do të vendosin me dhimbje rekordin. Kur pesë miliardë qenie njerëzore në Tokë të jenë zhdukur, natyra do të marrë përsëri hapësirën e saj “, shpjegoi ish-aktorja për të cilën virusi po vepron si një lloj vetë-rregullimi i një demografie që ne nuk jemi në gjendje ta kontrollojmë dhe i përcakton njerëzit si qenie që nuk kanë grabitqarë: “vetëm forcat natyrore mund t’i detyrojnë ata të arsyetojnë”.



2 Comments

  1. Nuk ka pjerdh por po thote me guxim te verteten kryesore te epokes sone. Shtimi ne progresion

    i popullsise boterore e shkon ne disproporcion te zhdrejte me resurset e planetit. Sot njerzimi eshte

    bere nje perbindesh qe po gllaberon natyren duke i thith burimet , duke prishur ekosistemet duke\

    prish ato raporte natyrore qe i ka krijuar zoti dhe tashme ka filluar te ndjeje pasojat, si ngrohja

    globale, shdukja e miliona specieve, djegja e masiveve me pyeje etj. Kjo duhet te ndalet ose vete

    natyra do vere dore sic edhe po ben me pandemine, perpara me SIDA-n etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *