• |
ide | kryesore

Shullazi shkon për një vizitë shëndetësore në QSUT

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Emiljano Shullazi ka lënë qelinë e tij në burgun 313 për t’iu nënshtruar një vizite shëndetësore në ambientet e QSUT.

Ndërsa Shullazi është dërguar në QSUT nën masa të rrepta sigurie nga ana e policisë nuk dihen arsyet e kësaj vizite shëndetësore apo problemet që paraqet.

Prej muajsh Shullazi është i izoluar në regjimin ‘41 biss’ ose ndryshe burgu i egër. Kujtojmë se pak ditë më parë në spitalin e Burgut u dërgua edhe Dritan Dajti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *