• |
ide | kryesore

Blake Lively tregon çfarë fshihej pas veshjes së saj në emisionin e Jimmy Fallon

-Instant, Paparazzi, Slider



Blake Lively është një nga aktoret më të famshme në botë dhe ndër më të pëlqyerat. Megjithatë fama, bukuria dhe dashuria që i fal publiku nuk e bën atë imune ndaj pasigurive të përditshme. Lively ka rrëfyer së fundmi një nga anët e panjohura të saj – mënyrën si është ndjerë pak kohë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Si shumë nëna, ajo nuk ndihej rehat në trupin e saj pas lindjes.

“Unë bashkova një këmishë dhe fustan për ta bërë këtë veshje të bukur,” mbishkroi një Instagram Story të një fotoje nga paraqitja e saj në janar të 2020-ës në The Tonight Show me Jimmy Fallon. “Sepse askush nuk kishte mostra që më përshtateshin pas lindjes. Dhe, po ashtu, shumë rroba nga dyqanet nuk më përshtateshin. Shumë!

Nuk u dërgon një mesazh të bukur grave kur trupat e tyre nuk përshtaten me ato që markat kanë për të ofruar. Është tjetërsuese dhe konfuze. Dhe uroj të ndihesha po aq e sigurt atëherë si tani, një vit më vonë duke parë prapa. Ai trup më dha një fëmijë dhe po prodhonte të gjithë ushqimin e foshnjës. Sa mrekulli e bukur! Por në vend që të ndihesha krenare, ndihesha e pasigurt. Thjesht sepse nuk më bënin rrobat. Sa marrëzi është kjo në retrospektivë”.

Blake mirëpriti vajzën e saj të tretë, Betty, 16 muajshe, me burrin Ryan Reynolds në vitin 2019. Çifti janë gjithashtu prindër të vajzave James, 6 vjeçe dhe Inez, 4.

Fakti që Blake, një personazh kaq i famshëm dhe i adhuruar, foli hapur për pasiguritë e saj, është kaq ngushëllues për shumë gra në gjithë botën. Është një kujtesë e mirë që edhe njerëzit e famshëm në fund të ditës janë njerëz të thjeshtë.



1 Comment

  1. Blake nje grua e nenvleresuar!
    Ata qe e kane ne krah ia dine vlerat. Buzeqeshja e saj eshte e pacmueshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *