• |
ide | kryesore

Policia italiane shkatërron bandën që trafikonte drogë nga Amerika e Jugut në Holandë

-Instant, Lajme, Planet



Policia italiane është angazhuar në orët e para të mëngjesit në një megaoperacion, me synim shkatërrimin e grupeve kriminale të specializuara në trafikun e drogës.

Sipas mediave italiane droga trafikohej nga Amerika e Jugut dhe magazinohej në Amsterdam, prej nga ku më pas shpërndahej në Itali e më gjerë.

Policia ka sekuestruar 4 milionë euro si dhe 1 milionë euro pasuri të patundshme, e konvertuar në bizhuteri të çmuara dhe para cash. Policia italiane e ka shtrirë operacionin në të gjithë vendin dhe deri më tani, e në to janë përfshirë stacione policore në Lecce, Romë dhe Rovigo, të koordinuara nga Drejtoria Qendrore Kundër Krimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *