• |
ide | kryesore

“Programi pa shtyllë kurrizore”/ Basha i përgjigjet Ramës: Shan e denigron me diversione

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratën e këtij të fundit për programin ekonomik të PD-së që e cilësoi “pa bosht dhe shtyllë kurrizore”. Sipas Bashës, Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, ndaj edhe sulmon.

Lexo më tej: Rama për programin e PD: Si karakteri i liderit, pa shtyllë kurrizore 

Mes të tjerash lideri demokrat tha se Rama është një kopjac i keq sa i takon planit të PD-së.

“Nga e thanë? Nga e Nusreti?! Se ma thënë se ishte prapë në Dubai. S’merrem me njerëz të dështuar, se kanë 8 vite që dështojnë. Ky është Rama dhe Arben Ahmetaj me kryesori që i sollën Shqipërisë taksa të larta. 8 vite këta kishin gjithçka në dorë, njëri kryeministër, e tjetri ministër Financash de-juro, ata punuan për një grup njerëzish dhe grabitën shqiptarët. Këta janë arsye se pse largohen qytetarët, se pse kanë më pak para në xhepat e tyre shqiptarët. Këta janë arsyet se pse varfëria ekstreme është dyfishuar. Këta janë arsyeja se pse kostoja e jetesës është rritur 40 %. Më thoni një premtim që është mbajtur në këto 8 vite. Se kam retorikë, më thoni një prej jush një premtim. Kur s’ka asnjë bilanc ça pret ti të bëjë?! Të shajë e të denigrojë. Ai planin tonë të punës e sulmon e më pas e kopjon. Është kopjac i keq, se nuk e kupton ndaj. Sulmet ndaj meje kanë ardhur pas prezantimit të planin tonë ekonomi. Pasi është plan konkret pune dhe i jep zgjidhej problemeve të shkaktuara nga Edi Rama. Ça pritet që ai të thotë? Bilanci zero. S’ka program, do më sulmojë mua, ekipin tim dhe planin e punës dhe do të bëjë diversion. Ai është i mbaruar. Në 25 prill është i paketuar, në 25 prill Shqipëria fiton, Edi Rama fiton.”, tha Basha.



4 Comments

  1. Lul urgjent zgjedhje te parakohshme se ne prill jane ato qe pirth o prift. Je sh mbrapa, pse e le pas dore luften per zgjedhje te parakohshme…..

  2. Dhe ne mars sikur ti besh bereqaves prap te parakohshme quhen. Mos kandido paloken se u zotua qe sdo haj me mut kot pas zgjedhjeve lokale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *