• |
ide | kryesore

Volejbolli në garë me kohën: tre muaj për të mbyllur sezonin

-Instant, F1, Sport



Pas Basketbollit, tashmë edhe Volejbolli ka marrë aprovimin për tu kthyer në parketet e Pallateve të Sportit pas 11 muaj inaktiviteti. Një kohë jashtëzakonisht e gjatë, ndryshe nga të gjithë vendet e tjera, sepse në Shqipëri sportet në ambjente të mbyllura nuk u lejuan të rinisin, që nga lockdoën i marsit të vitit të kaluar.

Gjithësesi, tashmë është zyrtare dhe presidenti i Federatës së Volejbollit Erli Pëllumbi në një deklaratë të tij të publikuar në faqen zyrtare të FSHV-së ka përshëndetur hapjen e pallateve të sportit, duke kërkuara një minutë heshtje në fillim të cdo ndeshje të javës së parë, për të përkujtuar ata që humbën betejën me Covid 19.

Në fakt, do të jetë një garë me kohën sepse i gjithë sezoni duhet të mbyllet në harkun e tre muajve. Tani cështja më e koklavitur është dizenjimi i një kalendari të përshtatshëm, natyrisht të ngjeshur, për të shmangur përplasjet dhe ti japin kohë skuadrave të mbyllin detyrimet e tyre.

DEKLARATA E PRESIDENTIT PËLLUMBI
Të nderuar sportistë, trajnerë, drejtues ekipesh, drejtues klubesh e sportdashës!
Pas një pritjeje të gjatë, më në fund kemi marrë miratimin për t’u kthyer në parket dhe për të rifilluar veprimtaritë sportive kombëtare. Kanë qenë 11 muaj të vështirë, për mbare boten, për vendin tonë, por edhe sportin tonë.
Natyrisht, qe ky është një sezon si kurrë ndonjëherë në historinë e sportit tonë. Një sezon që, për një numër arsyesh, duhet të mbyllet në një kohë rekord, brenda 3 muajsh. Një sezon që do të luhet nën masa të rrepta duke respektuar protokollin e mbrojtjes nga “Covid-19”, sepse jeta dhe shëndeti prevalon mbi çdo gjë .
Pikërisht, për të promovuar mesazhin e jetës së shëndetshme, që përçon sporti ynë, për të dëshmuar se jeta dhe shëndeti e mund virusin dhe sëmundjen, ne kthehemi në parket më të motivuar se kurrë.
Ne kthehemi në parket, duke iu bashkuar kështu vendeve të tjera të kontinentit, ndërsa koha qe kemi në dispozicion është e kufizuar. Por, sikundër është shndërruar në një lajtmotiv anembanë Evropës “Të mos luash, nuk është opsion”, edhe ne kthehemi për të luajtur dhe për kthyer sportin tonë kudo ne sallat tona sportive.
Për këtë arsye, në kuadër të solidarizimit njerëzor, në emër të FSHV-së, unë do t’ju propozoj të gjitha skuadrave pjesëmarrëse, në veprimtarite tona kombëtare, që, përpara nisjes së çdo ndeshjeje të javes së parë të kampionatit, që
TË MBAJME NJË MINUTË HESHTJE
PËR TË GJITHË ATA QË HUMBËN
BETEJËN ME COVID-19
Së fundi, kam emocionin dhe kënaqësinë që t’ju uroj të gjithëve ju një pjesëmarrje sa më të shëndetshme, sa më efikase dhe më konkurruese, për të mos e lënë bosh këtë faqe në historinë e volejbollit shqiptar.
Suksese e fitoftë më i miri!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *