• |
ide | kryesore

E qëlloi derisa plumbat mbaruan, viktima tentoi të largohej sapo kuptoi rrezikun

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Mesohet se autorët ishin në dijeni të lëvizjeve të shënjestrës së tyre, Gentjan Qarrit. Rreth orës 18:16 të mbrëmjes së sotme, autorët po e prisnin poshtë pallatit të fshehur në makinën tip “Toyota” dhe në momentin që 40-vjeçari doli nga shtëpia, në katin e 12 të pallatit e qëlluan. Në momentin që autori hap zjarr, Qarri tentoi të largohet, por killeri e ndoqi me makinën në lëvizje duke zbrazur të gjithë automatikun, derisa i mbaruan fishekët. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja sipas burimeve nga grupi hetimor. Policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve dëshmitarë okularë, njerëz të cilët kanë qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja në tentativë për të zbuluar më shumë të dhëna për autorët që dogjën makinën në Pyllin e Sodës disa minuta më pas. Qarri ka qenë i dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë dhe kishte vetëm 3 vite që kishte dalë, ndërsa në Vlorë punonte si hidraulik. Pista e parë ku po hetohet është larja e hesapeve nga e shkuara kriminale.



1 Comment

  1. Si tha ai miku i ndraghetes ne tel, shqiperia eshte si Kalabria e viteve 60. Rilindja mavi beri shqiperine, lulezim e begati kudo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *