• |
ide | kryesore

“Vepra, jo premtime boshe”/Basha me përfaqësuesit e turizmit në Durrës: Dyfishojmë numrin e të punësuarve në këtë sektor

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot në Durrës me përfaqësuesit kryesor të biznesit të turizmit në këtë rajon për të shpjeguar programin e PD-së për turizmin. Kreu i opozitës u shpjegoi bizneseve efektet që do të ketë programi i tij nëse vjen në pushtet pas 25 prillit. Ai premtoi se industria e turizmit do të ketë një rritje me 8 deri në 10% dhe se ai planifikon të dyfishojë numrin e të punësuarve në këtë sektor.

Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta  që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është  që brenda 4 viteve  industria të ketë  një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për turizmin dhe jo për udhëtimin, së bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin e të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë  një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat. Instrumente sesi duhet bërë kjo.

Si indtrument për ta arritur këtë, Basha ka përmendur taksën 6% që duhet zbatuar për të gjithë operatorët turistikë. Sipas tij vetëm kështu mund të zhvillohet më tej sektori i turizmit në vendin tonë dhe të mos mbetet në llucë, siç ka qenë këto 8 vite. Basha tha se vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm por nuk pa mbështetje dhe e gjithë kjo sipas tij do t¥ ndryshojë pas 25 prillit.

“Një pjesë e madhe e investimeve publike do të shkojnë drejtpërdrejt në ndihëm të turizmit qoftë kjo në planin e infrastrukturës rrugore padiskutim të infrastrukturës që mbështet furnizimin me ujë të pijshëm me energji të pandërprerë dhe në të gjitha aspektet e tjera të cilat janë të domosdoshme për të siguruar një sezon turistik normal dhe një sezon turistik që shkon përtej gjatësisë aktuale e cila është totalisht e paqëndrueshme në kuptimin e investimeve që keni bërë dhe e përfitimeve që prisni të merrni dhe është totalisht e papërputhshme me potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi” tha ai.



6 Comments

  1. As të tijët, të cilët kanë kurajon të mohojnë dhe xhaxhallarët e Lulit të cilët lehtësisht gjenden në listën e gjendjes civile. Pa folur pastaj që djali i xhaxhait ka zgjedhjet e tij në jetë. Që Lulzim Bashën nuk e voton djali i xhaxhait apo që mund të shkojë me PS, kjo nuk është një çudi sepse Lulzim Bashën nuk e voton as gruaja e tij. Lulzim Bashën nuk e votuan 230 mijë demokratë në vitin 2017. Votë e pastër për PD që ishte hedhur në 2013, në 2017 nuk iu dha Lulzim Bashës.

    Lulzim Bashën nuk e kanë votuar për kryetar të PD as në 2013 dhe as në 2017, në të dyja rastet ka pasur manipulime të zgjedhjeve. Në garën me Olldashin pati dhe mbështetjen e Berishës, në garën e dytë bëri një ngrirje formale, kishte frikë edhe nga vota e Eduart Selamit.

  2. o LUL clidhje ka pas ndonjeher durrsi me turizmin, apo tani qe po i heqin portin do behet sektor strategjik.

    fol per rindertimin o pallosh se jan njerzit akoma tu flejt neper cadra.

  3. Ndonje nje fjal, per ate gjykatesen e kapur nga spak. Ke ti lul?
    Ketu duket se sa shume e doni ju reformen ne drejtesi.
    Po pse nuk e doni xhanem. Fundia ajo do ju ndihmoj dhe ju ne luften kundra korruosionit.
    Apo harrova, ju do i kapni vet te koruptuarrit, edhe do i denoni vet ne gjykatat e shqupit.
    Dhe kerkoni votetn…. Se ju jeni ndryshe.

  4. Pse nuk flet per poshtersine e rradhes qe Ramazoni po i ben Durresit duke tentuar ti japi portin arabeve per te ndertuar kulla, ku punojne e ushqehen qindra familje durrsake apo ke dhe ti ndonje pjese aty. Me keto takimet me nxjerr mallin e Bidenit se dhe ai nuk mblidhte me shume se 5 veta ne takim dhe “cuditerisht” fitoi me skemen Sorros

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *