• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja përse personat e vaksinuar duhet të mbajnë përsëri maskë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në botë ka disa lloje vaksinash në qarkullim që po përdoren për imunizimin e personave të prekur nga Covid-19. Megjithëse vaksinat duket se po japin një rezultat të mirë në shumicën e vendeve ku janë përdorur, shumë ekspertë ende sugjerojnë mbajtjen e maskës.

Arsyeja pas kësaj kërkese në dukje qesharake është fakti se shumica e vaksinave u krijuan për të parandaluar infektimin e popullatës me SarsCov2 por asnjë testim nuk është bërë për të matur nëse personat që janë injektuar me vaksinën mund të infektohen me Covid-19. Kjo paqartësi e lë të hapur mundësinë që këta njerëz të infektohen pa zhvilluar simptoma. Kështu, ata mund ta shpërndajnë virusin pa e kuptuar, sidomos nëse bien në kontakt të afërt me të tjerët pa maskë mbrojtëse.

“Shumë njerëz po mendojnë se sapo të vaksinohen, nuk do të duhet të mbajnë më maska”, tha Michal Tal, një imunolog në Universitetin e Stanfordit.

Megjithatë nëse u injektohet shumë njerëzve antitrupat e formuar do të udhëtojnë në trup për të gjetur virusin dhe për ta sulmuar. Nëse personat e vaksinuar bien në kontakt me virusin, ata gjithsesi mund të shërbejnë si mbartës të tij, qoftë edhe thjesht në zgavrat e hundës. Nëse ata tështijnë një moment dhe nuk janë të pajisur me maskëm virusi do të përhapet gjithandej. Kjo është  arsyeja përse edhe nëse e kemi bërë ose jo vaksinën, duhet të mbajmë maskën.

 

Burimi: The New York Times



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *