• |
ide | kryesore

Arrestohen tre të rinj në Shkodër/ Dy u arrestuan në lokal me letra pokeri, një 17-vjeçar u kap me lëndë narkotike

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre u arrestuan pasi akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ata u kapën në lokalin e tyre, ku policia sekuestroi 1 tavolinë pokeri, 3 pako letra pokeri dhe disa cipsa. Ndërsa një 17-vjecar akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.” Gjatë kontrollit, iu gjet një sasi me lëndë narkotike ‘cannabis sativa’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *