Katsiaryna Andreyeva, 27, dhe Darya Chultsova, 23, u arrestuan në nëntor në apartamentin e tyre, nga ku kishin filmuar protestat për vdekjen e një protestuesi i cili u vra disa ditë para arrestimit të tyre.
Gazetarët janë dënuar nga gjykata me 2 vite burg, ndërkohë, avokati i tyre tha se do të apelojë vendimin.
Lituania, vendi në të cilën qëndron aktualisht Tsikhanouskaya, i kërkoi Minsk që t’i japë fund shtypjeve të vazhdueshme ndërsa Polonia tha se Bjellorusia duhet t’i japë fund persekutimit të saj ndaj gazetarëve.
Masat e ashpra i shtynë vendet perëndimore të vendosnin sanksione të reja ndaj Minskut. Lukashenko ka refuzuar të tërhiqet, i përkrahur nga Moska, e cila e sheh Bjellorusinë si një shtet vendimtar kundër Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Gazetaret ishin duke filmuar protestat pas vdekjes së 31-vjeçarit Roman Bondarenko, i cili vdiq në spital në nëntor pas u qëllua nga forcat e sigurisë.
Ministria e brendshme mohoi sulmin.