• |
ide | kryesore

Video/ Bundesliga: Bayern shembet në Franckfurt, Eintracht i treti -7 nga bavarezët

-Instant, Sport, Video



Bayern Mynih mbetet pa fitore që pas triumfit të tyre në Botërorin e Klubeve. Pas barazimit me rikuperim kundër Bielefeld, Eintracht fiton mes mureve miqësore 2-1: Kamada zhbllokoi në minutën e 12′, pastaj Younes dyfishoi në të 31, në fund të një kundërsulmi të shkëlqyer të orkestruar nga autori i golit të parë. Lewandowski përgjysmon distancat në minutën e 53-të por nuk mjaftoi. Humbje e rëndë për Monchengladbach, i mundur 2-1 nga Mainz, ndërsa fitojnë gjithashtu Union Berlin dhe Stuttgart.

EINTRACHT FRANCKFURT-BAYERN MYNIH 2-1
Në Deutsche Bank Park në Frankfurt, Bayern Mynih pëson një ndalesë të keqe, i mundur 2-1 nga Eintracht. Vendasit arritën të marrin epërsinë në minutën e 12-të: një veprim brilant i Kostic, që shërbeu për Kamadan që nuk mund të gabonte nga fare pranë. Younes dhe Touré vazhduan të vënë në vështirësi kampionët gjermanë, të cilët pësojnë edhe 2-0 krejtësisht të merituar, pas 30 minutash lojë: në një kundërsulm të Eintracht, Kamada shërbeu për Younes që finalizoi në peërfeksion. Lewandowski rihapi lojërat në fillim të pjesës së dytë (53 ‘), kur Sané gjunjëzoi mbrojtjen e Frankfurtit duke nxjerrë jashtë xhiros N’Dicka dhe Rode e shërbeu për polakun që nuk mund të gabonte. Bayern është akoma në krye të tabelës, por suksesi i pestë radhazi i Eintracht (i treti së bashku me Wolfsburg) tani i lejon ata të arrijnë në -7 nga kreu. Leipzig, i dyti, mund të shkojë në -2 nesër, duke rihapur Bundesligën.



BORUSSIA MONCHENGLADBACH-MAINZ 1-2
Fitore e rëndësishme për mbijetesë e Mainz, që imponohet 2-1 në Borussia Park. Në minutën e 10, pas një veprimi nga e djathta e St. Juste, Ginter goditi me të majtën, duke i dhënë miqve epërsinë. Pas një penalltie të akorduar e më pas të revokuar nga Var në Monchengladbach, Borussia barazoi rezultatin në minutën e 26-të: nga një sugjerim i Lazaro, Hofmann i shërben Stindl, goditja e të cilit përfundoi pas Zentner. Katër minuta nga fundi, vjen edhe goli vendimtar i ndeshjes: Stoger bëri një goditje të fuqishme mbi të cilën Sommer nuk mund të bënte asgjë. Skuadra e Svensson është -1 nga e katërta nga fundi.



FREIBURG-UNION BERLIN 0-1
Union Berlin rigjeti suksesin që i mungonte që prej 15 janarit, pas një gjysme të shkëlqyer të kampionatit: Freiburg mundet 1-0 në transfertë. Një goditje e saktë me kokë e Promel, në krosimin e saktë të Ingvartsen, vendos ndeshjen në minutën e 64-të. Me këto tre pikë të çmuara në renditje, ekipi i kryeqytetas tejkalon vendasit në vendin e shtatë, duke arritur gjithashtu Monchengladbach. Në këtë mënyrë berlinezët hipotekojnë një shpëtim të dytë radhazi të qetë dhe tani ‘shohin’ edhe zonën e Evropës.

KOLN-STTUTGARD 0-1
Stuttgart është rikthyer tek fitorja pas dy ndeshjeve, duke kaluar 1-0 në Këln, e duke e vendosur këtë të fundit në telashe për të mos u rrëzuar nga kategoria. Në minutën e 49-të, në zhvillimin e një goditje dënimi të ekzekutuar nga Sosa, topi arriti te Kalajdzic i cili, i pozicionuar në qendër të zonës, mposhti portierin kundërshtar, Kobel, në këndin e poshtëm në të djathtë të tij, me një goditje me kokë. Formacioni i drejtuar nga Matarazzo ngrihet kështu në kuotën e 29 pikëve në vendin e dhjetë.

GERMANY – BUNDESLIGA
1. FC Köln 0 – 1 VfB Stuttgart
Borussia Moenchengladbach 1 – 2 Mainz 05
Eintracht Frankfurt 2 – 1 Bayern Munich
Freiburg 0 – 1 Union Berlin



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *