Reperja Cardi B së fundmi ka folur për operacionet plastike.
Në një intervistë për Mariah Carey, Cardi B ka zbuluar se të gjitha ndërhyrjet i ka bërë për të rritur besimin tek vetja. Ajo ka treguar se është bullizuar për shkak të mënyrës si dukej.“Unë isha shumë e dobët kur isha më e vogël dhe në Bronx duhet të jesh e shëndoshë, të kesh forma. Dhe djemtë më tallnin, thonin ti nuk ke të pasme dhe kjo më bënte të ndihesha shumë e shëmtuar dhe e pazhvilluar.Kur isha 18 vjeçe dhe u bëra kërcimtare, kisha mjaftueshëm para për të bërë ndërhyrje në gjoks, kështu që cdo pasiguri që ndjeja për gjoksin tim u zhduk. Kur isha 20 vjeçe shkova në një klub striptizmi dhe aty duhej të kishe të pasme të mëdha. Kështu që ndihesha e pasigurt për këtë. Më ktheu pas në gjimnaz. Kështu që u detyrova të ndërhyja dhe aty , ka rrëfyer reperja. Megjithatë, Cardi tregoi se shpesh ka situata ku ndihet e pasigurt dhe është një njeri i turpshëm.