• |
ide | kryesore

Morinë/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimi 34-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ishte dënuar me dy vite burg nga gjykata në Maqedoninë e Veriut. 34-vjeçari i identifikuar me iniciale Z.S, banues në Shkup, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.Nga njoftimi zyrtar bëhet me dije se ai i dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin maqedonas, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *