• |
ide | kryesore

Zbulohet mashtrimi/ Projekti 3D i hekurudhës Tiranë – Durrës i vjedhur në Katar (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama publikoi në orët e para të mëngjesit një video ku tregohej projekti në 3D i hekurudhës Tiranë Durrës.

“Mirëmëngjes ? dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Europian dhe Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë ?” – shkroi Rama në Facebook duke publikuar edhe videon e mëposhtme.

Por zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa publikoi në mbrëmje një denoncim se ky projekt është i vjedhur në Katar.

“Projekti që prezantoi Rama i hekurudhës Tiranë-Rinas- Durrës është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha e prezantuar në 2016, lehtësisht e aksesueshme në youtube. Rama vazhdon talljet me shqiptarët në ditët e fundit në qeveri duke ju treguar përralla me kopje 3D. Asgjë nuk ka në plan të nis ashtu sic asgjë nuk bëri në 8 vjet! Rama ka dështuar! Shqiptarët nuk besojnë më tek mashtrimet dhe propaganda boshe. Më 25 prill ai humbet dhe gjithë Shqipëria Fiton!” – shkroi Zhupa.

Kjo nuk është hera e parë që projekte të qeverisë në 3D dalin të vjedhura në mënyrë të trashë në internet. ©LAPSI.al



17 Comments

    1. Nuk eshte trap jo.
      Ka dashur te thote qe shqiperine do ta vjedh derisa ta bej shkretetire. (jo nga ato me nafte sigurisht).

  1. Baba Enver thosh “t’i bejem malet pjellore si fushat”, i biri thote ” ta bejem Shqiperine si Katari”!

    Praktikisht s’ka mashtrim!

  2. Ore Katarit I ha nevojen
    Kjo pamja e hekurudhes se vjeter besoi se eshte e jona,tip Saliut she Bashe.
    Po tramvaji I Bashes ne 4 D?

    1. Ke shume te drejte po kto jane te gjithe te verber.

      Ti mjafton qe te heqesh pak syte nga PC aty ke call center dhe te kthehesh pak mbrapa eshte ai drejtuesi i salles qe po ja rras Kramin 3D motres tate dhe me rradhe te tjerve qe u ndrrohet IP!

      Suksese dhe ngoje!

      1. I paloqja i ores 23: 58, i ka gatti te gjitha projektet e rrenes ( siç ka bere deri sot) vjedhjes, tradhetise , ..qeni i pabese… se per pune nuk ka bere e nuk eshte i afte, asnje….megahajduti
        shpirt zi i ketij vendi… Ne te sateme e ke vendin,grope septike!

  3. Mire ajo Zhupa eshte nje injorante dhe paguhet per prpagande byreqesh po ju te redaksiese Karandashit i keni trute ne vend !?
    Ne vidjo tregohet nje lloj apo marke treni i cili mesa kuptohet do te aplikohet ne rastin konkret qe s’ka lidhje fare, po fare, fare me projektin. Projekti ka te beje me terrenin topografik per kerkesat inxhinerike te trasese si dhe aksoret qe kerkon kjo teknologji hekurudhe dhe paraqitet ne letra dhe jo vidjo.
    Nderkohe zagaret lehin mbas nje idiote te tipit Zhupa.

    1. Nje pyetje ka une per ty meqe qenke kaq i ditur ne kete fushe: Jam dakort me ty qe ai nuk eshte nje projekt, por thjesht nje projekt ide, por dhe projekt ideja e ka nje kosto ne rast se eshte kerkuar nga shteti Shqiptar. Ne rast se e marim te mirqene versionin tend qe nuk ka asgje te keqe nese shfaqet e njejta video projekt ideje ne disa vende te ndryshme, atehere pse eshte shfaqur vetem ne Katar dhe me pas ne Shqiperi, pse nuk eshte shfaqur edhe ne ndonje vend tjeter?
      Une jam dakort qe kto gazetaret e Lapsit jane shume dobet nga ana profesionale por dreqi ta haje mos na e beni Ramen shenjtor se syte ne ball i kem te gjithe dhe e shohim perdite realitetin.

    1. Ke te drejte ti mor bob, keto jane karrliqe. Puna eshte se 8 vjet na ka mbush ne karrliqe 3D dhe normal, per kete e ka fajin Basha, Sala, Enveri, Zogu, Skenderbeu etj.

      Vetem Ramazani ska faj qe per 8 vjet te qeverise se tij me tepsi, timon, marshe, frena nuk REALIZUAR ASNJE, PO ASNJE PREMTIM.

      1. E ke gabim o shok, nje premtim e ka realizuar, ai ka thene: “Skeni pare gje akoma…” dhe e ka mbaj fjalen e dhene.

  4. Sa e peshtire vetem mshtrim nuk esht vetem kjo vidjo ne 8 vite vetem mashtro e lyej fasata nga njera ane puuufff

  5. Kur regjimi vret protestuesit paqësorë dhe pastaj ia del t’ua faturojë vrasjet vetë protestuesve, të fshijë regjistrimet filmike të ngjarjes nga kamerat e qeverisë, të pengojë arrestimin e ekzekutorëve të protestuesve dhe, më në fund, të mos dënojë askënd për vrasjet, përkundrazi t’iu thotë opozitarëve se “herën tjetër do ju ekzekutoj si banditë po iu afruat zyrave apo edhe një poste policie”, këtu s’kemi të bëjmë me diktaturë. Kjo është demokraci e shkallës më të lartë, e ideuar nga babai i demokracisë shqiptare, z. S. Berisha dhe e vënë në jetë nga biri i tij shpirtëror e moral, z. Basha Nje tufe me kambere po i presin disa dylbere keshtu jane byrek toristet e pd me ne krye zhupa dhe elona meco ne byrektoren e pd

    1. 8 Vite rrjesht duke qenë në pushtet, duke mbushur edhe parlamentin me robotë që ngrejnë kartonat me urdhërin e tij, duke e lënë Shqipërinë pa gjykata e prokurori, duke e mbushr qeverinë, bashkitë e parlamentin me trafikanë droge apo bashkëpuntore me grupet mafioze, duke e mbushur edhe policinë me trafikantë droge, pra duke i pasur në dorë të gjitha Rama, ndonëse ju kishte premtuar familjeve të të vrarëve në protestë se autorët e vrasjes do të ndëshkoheshin, haroi fare edhe ti përmendëte si dëshmorë.
      E përse ?
      Sepse gradistin që shtiu zjarr kundër protestuesve, doli se e kishte futur vetë me ate detyrë..
      Gardisti Malajna u bë shef i PS në Mat, e më vonë kryetar bashkie.
      Protesta me paralajmërimin se le të vriten edhe 1500 shqiptarë , vetëm të rrëzojmë nga pushteti Berishën e Metën, pas humbjes së jetës së katër protestuesve, si përfundoi ?
      Meta u bë aleat i Ramës e u gradua në detyrë si kryetar kuvendi.
      Më vonë po Rama, pasi e zgjodhi si president Metën, deklaroi se ai është presidenti më i mirë që ka pasur Shqipëria.
      Për “dëshmorët” që i vrau vetë, u kujtua vetëm kur u prish përsëri me Metën.
      Tani çfarë të besojmë për këto histori, këto marrëzitë që ke dëgjuar ti nga kategoria e kokë katërqosheliut Tao Palla, apo këto fakte që i dijnë të gjithë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *