• |
ide | kryesore

Najdovski mund Covid 19: ndaj Kastriotit, Tirana shkon me qendërmbrojtësin e saj

-Instant, Sport



Në emergjencë të plotë, sidomos në mbrojtje, Tirana e Orges Shehit bëri më shumë se mirë, duke marrë dy fitore radhazi: Vllaznia kryesuese e Bylis dolën të mundur nga kampionët në fuqi e tashmë kundër Kastriotit gjërat për teknikun durrsak po përmirësohen edhe më shumë.

Në javën e 23 të kampionatit, të dielën, Shehi do të ketë në dispozicion sërisht kapitenin Idriz Batha dhe qendërmbrojtësin maqedonas Najdosvki, që ka kaluar tashmë Covid-19 dhe është grumbulluar përsëri me grupin: “Nga statistikat është e vërtetë, nuk kemi bërë tri fitore radhazi. Është mundësia për t’u ringjitur dhe marrë fitoren e tretë për objektivat që kemi. Do të futemi me mendimin për të marrë maksimumin e pikëve. Janë rikthyer Batha e Najdovski, por nesër do të vendosim se cilët prej tyre do të aktivizojmë. E rëndësishme është që ata që do të luajnë të jenë 100% në formë për të ndihmuar skuadrën dhe për të dhënë më të mirën e tyre”, shpjegoi trajneri Shehi në konferencën për shtyp.

Bardheblutë vijnë pas dy fitoreve radhazi me Vllazninë dhe Bylisin dhe janë në kërkim të vazhdimësisë, për të mbajtur ritmin e kryesuesve dhe për tu futur në zonën e kupave të Europës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *