• |
ide | kryesore

Pallati mbretëror reagon pas akuzave të Meghan Markle për racizëm: Jemi të trishtuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Mbretëresha Elizabeth dhe Pallati Mbretëror kanë reaguar  pas intervistës të Princ Harry dhe  Meghan Markle.

Në intervistë me Oprah Winfrey, Meghan deklaroi se ka përjetuar racizëm kur një pjesëtar i familjes mbretërore i tha se ishin të shqetësuar për ngjyrën e lëkurës së Archie. Ajo tregoi gjithashtu se nuk e ndihmuan të trajtohej kur u tregoi se kishte menduar të vetvritej. Menjëherë pas deklaratave ,pallati mbretëror ka lëshuar një deklaratë në emër të Mbretëreshës.“E gjithë familja është e trishtuar të mësojë sesa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Meghan dhe Harry. Cështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Ato do të merren shumë seriozisht dhe do të adresohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të kenë gjithmonë dashurinë e anëtarëve të familjes mbretërore”thuhej në deklaratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *