• |
ide | kryesore

Kërcënuan Presidentin e Italisë/ Nën hetim 11 persona, mes tyre dhe 2 shqiptarë

-Instant, Lajme, Planet



11 persona, ndër ta edhe 2 shqiptarë, janë duke u hetuar nga autoritetet në Itali pasi kanë kërcënuar presidentin Sergio Mattarella. Mediat në Itali bëjnë me dije se hetimet po zhvillohen nga zëvendësprokurori i Romës, Eugenio Albamonte, dhe akuzat e ngritura janë ‘ofendim të nderit dhe prestigjit të kryetarit të Shtetit’, ‘fyerje dhe kërcënim’ të bëra nga mediat sociale.

Prokurori ka zbuluar se 11 personat që po hetohen kanë publikuar mesazhe kundër presidentit ku kërcënonin se do e vrisnin atë. Këto postime janë kryer gjatë kohës kur Itali vitin e shkuar ishte në karantinë totale dhe qytetarët kundërshtonin masat kundër Covid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *