• |
ide | kryesore

30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-ShBA, Basha: Do të punojmë për dekadën e konsolidimit të demokracisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar me një mesazh 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Ai shkruan se është një mundësi për t’u ndier krenar për arritjet e mëdha që Shqipëria ka bërë falë mbështetjes së SHBA.

Kreu i PD thekson se do punojmë së bashku që dekada e re të jetë dekada e konsolidimit të demokracisë.

“30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një mundësi e shkëlqyer për çdo shqiptar, për t’u ndierë krenar për arritjet e mëdha që Shqipëria ka bërë falë mbështetjes së SHBA dhe veçanërisht anëtarësimin e saj në NATO dhe pavarësinë e Kosovës. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë dhe duhet të jemi gjithmonë mirënjohës. Ne do të punojmë së bashku me partnerin tonë strategjik, SHBA, që dekada e re të jetë dekada e konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe e mirëqenies së gjithë shqiptarëve”, deklaron Basha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *