• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo, 770 gola e mesazh për Pelé: “Tani mund të them se e theva rekordin”. Braziliani i përgjigjet

-Instant, Sport



Me tregolëshin e shënuar në Cagliari, Cristiano Ronaldo kaloi rekordin e Pele. Atë që thoshte 767 gola, përfshirë ato të shënuara me San Paulo State dhe ekipin ushtarak brazilian, të cilët u përjashtuan nga renditja zyrtare. E portugezi i Juventus ka shpjeguar përse: “Javët e fundit janë mbushur me lajme dhe statistika që më kanë konsideruar shënuesin më të mirë në historinë e futbollit botëror, duke kaluar 757 golat zyrtarë të Pele. Edhe pse jam mirënjohës për atë vlerësim, tani është koha që unë të shpjegoj pse nuk e njoha atë rekord deri në këtë moment. Admirimi im i përjetshëm dhe i pakushtëzuar për Edson Arantes do Nascimento, si dhe respekti që kam për futbollin e mesit të shekullit të 20-të, më bënë të konsideroj rezultatin e tij të 767 golave, duke njohur 9 golat e tij me San Paulo State Team, ashtu si edhe golin e tij të vetëm për ekipin ushtarak brazilian, si zyrtarë. Bota ka ndryshuar që nga ajo kohë dhe futbolli gjithashtu ka ndryshuar, por kjo nuk do të thotë që ne mund ta anulojmë historinë sipas interesave tona “, shkroi CR7 në Instagram.

CR7 ka vazhduar të tregojë respektin për kampionin e madh brazilian: “Sot, kur arrita kufirin zyrtar të 770 golave në karrierën time profesionale, fjalët e mia të para shkojnë drejtpërdrejt te Pele. Nuk ka asnjë lojtar në botë që nuk është rritur duke dëgjuar histori për ndeshjet e tij, golat e tij dhe sukseset, dhe unë nuk bëj përjashtim. Për këtë arsye, jam mbushur me gëzim dhe krenari kur shënova golin që më vendosi në krye të tabelës, duke thyer rekordin e Pele, diçka që nuk mund ta ëndërroja kurrë kur u rrita si fëmijë në Madeira. Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në këtë udhëtim të mahnitshëm me mua. Për shokët e mi të skuadrës, kundërshtarët e mi, adhuruesit e lojës së bukur nga e gjithë bota dhe më e rëndësishmja, familja ime dhe miqtë e ngushtë: më besoni kur them Nuk mund ta kisha bërë pa ju”.

Pastaj fjalët që i bëjnë tifozët e Juventusit të lumtur: “Tani mezi po pres për ndeshjet dhe sfidat e radhës! Rekordet e trofetë e ardhshëm! Më besoni, kjo histori është ende larg nga fundi. E ardhmja është nesër dhe ka shumë për të fituar për Juventusin dhe Portugalinë!”, përfundoi Cristiano Ronaldo duke postuar një fotomontazh të tij me fanellën e Portugalisë krahas Pelé me atë të Brazilit.

PELE E FALENDERON: “PËRGËZIME, TË ADMIROJ”
Përgjigja e Pelé nga larg erdhi menjëherë. “Urime që mposhët rekordin tim për gola në ndeshjet zyrtare. Çfarë karriere të bukur po bën! Të admiroj shumë dhe ky nuk është sekret”, shkruajti O Rey në rrjetet e tij sociale, duke postuar një foto me kampionin portugez. “Po e lë këtë foto për nderin tuaj, me shumë dashuri, si një simbol i një miqësie që ekziston për shumë vite”, përfundoi ai.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *