• |
ide | kryesore

Rama prezanton planin e PS për arsimin: Brenda mandatit të ardhshëm rrisim pagat e mësuesve me 40%

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e Partisë Socialiste për arsimin. Kryeministri tha se  në fokus të programit janë përmirësimi i infrastrukturës shkollore dhe rritja e pagës së mësuesve me 40%, brenda mandatit të ardhshëm. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se tashmë nuk është koha kur mësuesit mbushnin sheshet e kryeministrit të kohës.

“Plot 11 mijë e 78 mësues dhe mësuese janë pjesë e sistemit tonë arsimorë, falë konkurrimit në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe klasifikimin në këtë portal ndër vite. Nuk ishte para 70 vitesh, por para 7 vitesh, koha e zymtë kur takset shkollore jo vetëm i kushtonin shumë familjeve shqiptare, por gëlonin autorët grraba zhgraba. Favorizonte simpatizimi partiak KÇK, në bërjen e teksteve të shkollës. Në ato tekste të dukej sikur sulmoheshe nga mushkonja, që pickonin dhe nuk linin fillin e mendimit për të marrë radhë. Librat janë falas sot dhe librat e tyre janë prej shtëpive prestigjioze, shtëpi që furnizojnë me libra fëmijët e Evropës”, tha Rama.

Më tej, ai sulmoi tre nga kandidatët e PD për deputetë: Mark Marku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, për të cilët tha se janë 3 ministrat e Arsimit të KÇK.

“Të tre sharxhinj, që sharrë, dhe shajxhinj që shaj e shaj, kujexhi, që vë kujën për çdo gjë. Kundër çlirimit të shkollave, kundër, kundër. Imagjinojeni njërin nga të 3 në krye të arsimit dhe merreni me mënd pastaj  fëmijën tuaj mësuesnin e fëmijës tuaj shkollën e fëmijëve tuaj në duart e këtyre të 3-ve”, tha Rama.

 



7 Comments

  1. Një bandë kusarësh politikë, pa sedër, pa skrupuj, të pa dinjitet e të pashpirt, që kanë humbur çdo gjë humane e fisnike nga lakmia, epshi e babëzia për pushtet, kanë ridalë në “fushën e betejës”. Dhe shohin ëndrra me pushtet.

    Luli lan xhamat e një makine, Monika bën ballokume në një familje, një farë Rudina shet, kryeministri sfidon edhe moderatorët më komercialistë, kurse presidenti, ah presidenti “gladiator” ndeshet me “demat”. Ne presim se cili do jetë politikani i radhës që do lajë pelenat e ndonjë fëmije të porsalindur apo ndonjë tjetër që për një votë ndoshta, larg qoftë ku të vete mendja…

  2. Tani po studiojne femijet me programe te leqendisura! Sitemi arsimor pervec bojatjsjes eshte ne piken e tij me te ulet..Librat dhe programet i ka marre me koncesion nje botues shqipetar qe i merr nga ndonje bodrum i anglise..Gabimet tendencioze ne histori, letersi dhe gjeografi jane te pafundme..Liria e per te adoptuar programin me te mire eshte hequr..Tani doktrinen shkollore e ben partia e injorantit Rama!

  3. Edhe gratë, motrat e nënat të na i qish, në marsh edhe një tjetër mandat.

    tI MERRITON NJË MANDATË MORTJE.

  4. O hale drogaxhi 8 vjet na hoqe 90mijë lekshin shpërblim, 720 mijë lekë të vjedhura prej teje.
    4 vjet asnjë qindarkë ritje, 4 të tjerat 100 mijë lekë.

  5. Ky tall karin keq fare mepopullin. Eshte radha e jone me 25 te pranojme kete tallje hajdari te perseritur tashme per te treten here, ose te tallim ne hajdarin me kete te pakten nje here te vetme me VOTE KUNDER ketij robqiri. Jam gati te votoj dhe Ard Daullxhiun vetem kete moterqire skizofren JO!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *