• |
ide | kryesore

Elliot Page flet për të pathënat e jetës së tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi doli publikisht si transgjinor në dhjetor, Elliot Page ka folur për herë të parë në një intervistë me Time. Që kur diskutoi mbi identitetin e tij në një postim në Twitter, aktori tha për revistën se ai ishte duke ndjerë “emocione të vërteta dhe mirënjohje të thellë që arriti deri në këtë pikë në jetën e tij, përzier me shumë frikë dhe ankth”. Ndërsa njoftimi i tij u prit me një mbështetje të gjerë nga kolegët dhe miqtë, Elliot zbuloi se ai gjithashtu përjetoi shumë “urrejtje dhe transfobi”.

“Ajo që po prisja ishte shumë mbështetje dhe dashuri dhe një sasi masive urrejtjeje dhe transfobie. Kjo ishte dhe ajo që ndodhi.”

Përkundër kësaj, Elliot është ende më i inkurajuar se kurrë të përdorë zërin e tij për të tjerët në komunitetin LGBTQ +, veçanërisht komunitetin transgjinor.

“Ne e dimë kush jemi. Njerëzit u përmbahen këtyre ideve të forta [rreth gjinisë] sepse kjo i bën ata të ndjehen të sigurt. Por nëse thjesht do të mund të festonim të gjitha ndërlikimet e mrekullueshme të njerëzve, bota do të ishte një vend më i mirë.”

Ai shtoi se dëshiron të përdorë “privilegjin dhe platformën e tij për të ndihmuar në mënyrat që mundet”.

Për mënyrën se si pandemia e ndihmoi atë të pajtohej me identitetin e tij dhe vendimin e tij për t’u ndarë nga bashkëshortja, Emma Portner, Page u shpreh:

“Ne kemi mbetur miq të ngushtë. Kam pasur shumë kohë në vetvete për t’u përqendruar vërtet në gjërat që unë mendoj, që në shumë mënyra të pavetëdijshme, isha duke iu shmangur “.

Për ndjesitë e tij gjatë gjithë rrugëtimit, Eliot thotë se në një moment “për një kohë të gjatë, nuk mund të shihte as foto të vetes. Nuk e njihte më veten”.

Ai rikujton se edhe kur pranoi publikisht homoseksualitetin në vitin 2014, “dallimi në mënyrën si ndihej ishte masiv, por ‘sikleti’ në trupin e tij nuk u zhduk kurrë”.

Në lidhje me marrjen e roleve të reja si aktor, Page shprehet:

“Jam shumë i emocionuar që tani do të aktroj si ai që jam plotësisht, në këtë trup. Pavarësisht sfidave dhe momenteve të vështira që kam kaluar, asgjë s’krahasohet me ndjesitë që kam tani!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *