• |
ide | kryesore

Aksidenti, ndërron jetë motoristi në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka ndërruar jetë në spital motoristi i cili u përplas këtë pasdite në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e Brrylit në kryeqytet.

Fillimisht drejtuesi i motorit mbeti i lënduar rëndë, ndërsa mjetin me të cilin udhëtonte u përplas fillimisht nga një makinë dhe më pas me një pemë. Shkak për këtë aksident mësohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilin drejtohej mjeti.

I riu mbeti i gjakosur në tokë, i shtrirë në tokë, në pritje të ndihmës së pare që vonoi.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl” ju bëjmë me dije se: Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Më herët, policia njoftoi se: “Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl” mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.



1 Comment

  1. I ndite shpirti, e ngushllime nenes se tij se pari, e te aferme! Motorrist i thoshin atij profesioni qe rregullonte matorat e makinave ! Motocilist me duket me e rregullt, ao jo! Italianet i thone motociklista! Edhe ne, vite me pare dmth para se te vinin keta gazetuce me dhiplloma te blera, i thonim motociklist!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *