• |
ide | kryesore

Kryeministri italian Mario Draghi merr dozën e parë të AstraZenecas

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri italian, Mario Draghi dhe bashkëshortja e tij, Maria Serenella Cappello, morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Sipas mediave, çifti i njohur italian ka marrë dozat e para në një qendër vaksinimi në stacionin qendror të Romës, në Termini.

Sakaq, vlen për t’u përmendur se disa javë më parë, Italia u rreshtua në shtetet që e pezulluan përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZenecas në popullatë, pas zërave se ajo shkaktonte mpiksje të gjakut.

Por, pas vendimit të Agjencisë Evropiane të Barnave, e cila tha se nuk ka asnjë provë që kjo vaksinë shkakton mpiksje të gjakut, shtetet që e pezulluan, me në krye Italinë, rifilluan përdorimin e kësaj vaksine.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *