• |
ide | kryesore

Reagon ish i dashuri i Meghan pas deklaratës së bujshme

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish-i dashuri i Meghan Markle, aktori i njohur Joshua Silverstein, ka mbajtur anën e dukeshës në betejën e saj me familjen mbretërore.
Ai hodhi poshtë akuzat nga disa prej ish-punonjësve të saj dhe Harry-t, të cilët kanë deklaruar se Meghan ka pasur ndaj tyre një sjellje tiranike. Ata u ankuan se ish-aktorja amerikane i terrirozonte, ndërsa princi sillej si despot.

“E njoh mirë Meghanin, nuk është në gjendje të poshtërojë vartësit. Mendoj se ka bërë gjithcka për të qenë e lumtur dhe për të bashkëjetuar në një sistem i cili ndoshta nuk ka qenë shumë mikpritës me dikë si ajo, për atë që përfaqëson dhe origjinën se nga vjen”, theksoi ish-i dashuri i Meghan.
Ndër të tjera, Meghan rrëfeu në intervistë se kishte bërë një jetë “si e burgosur”, pasi u largua nga shtëpia vetëm dy herë në katër muaj gjatë kohës që jetonte në Pallatin Mbretëror.
Dukesha pretendoi se ata i kishin marrë pasaportën, çelësat e makinës e lejen e drejtimit. Mirëpo, biografi i Princeshë dianës, i cili ka qenë i pranishëm në Pallat, nuk mendon kështu.

Teksa fliste për “Royally Obsessed”, biogragi tregoi:
“Kur po shikoja intervistën, po thoja: Po, ndjenja e izolimit, ndjenja e dëshpërimit, pikërisht ajo që Diana më thoshte. Por pastaj përsëri, mirë, miqtë e mi thanë se e kishin parë Meghan-in duke ecur nga supermarketi ‘Ëhole Foods’ në Kensington High Street me qese ushqimesh duke u drejtuar për në Pallatin Kensington”, tha ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *