• |
ide | kryesore

Propaganda, Veliaj kujtohet në fushatë për të emërtuar një rrugë me emrin e Sokol Olldashit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Emërtimi i një rruge me emrin e ish-ministrit të ndjerë demokrat “Sokol Olldashi”, dhe një shkolle me emrin e ish-kryeministrit të ndjerë socialist Bashkim Fino, janë dy propozimet që pritet të votohen në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shpreson që këto dy propozime do të votohen unanimisht pasi i bashkojnë dhe nuk i përçajnë qytetarët e Tiranës. Veliaj po ashtu bëri me dije se është propozuar edhe një rrugë me emrin e heroit Arjan Sala në zonën e Laprakës. Arjan Sala ndërroi jetë duke luftuar me flakët në një qendër tregtare, ku shpëtoi dhjetëra persona nga zjarri. Sigurisht që propozimin për rrugën me emrin “Sokol Olldashi” ka edhe një sfond politik. Mjeshtri i propagandës dhe diversionit, Erion Veliaj, që drejton gjithashtu fushatën e socialistëve në Tiranë, kërkon ta përdorë këtë këtë akt kundër PD-së.



3 Comments

  1. Po boll e perdoret kete njeri o te majte sikur te ishte Zoti.Nuk ishte gje tjeter vecse nje batakci, pijanec dhe qe luante kumar.Gjithashtu se kish per gje te shkonte me grate e shokeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu