• |
ide | kryesore

Video/ Habit arbitri rumun: I anulloi golin Dortmundit, i merr autograf Haaland në dhomat e zhveshjes

-Instant, Sport, Video



Befasitë në futboll nuk kanë të mbaruar brenda e jashtë fushës. Vetëm pak orë nga rrëfimi i Gosens për fanellën e refuzuar nga Ronaldo (gjë normale megjithatë kërkesa e shkëmbimit mes dy lojtarëve) vjen një episod i pazakontë, kur arbitri i ndeshjes i kërkon autografin një lojtari në ndeshjen që sapo ka gjykuar në Champions.
I ka ndodhur Erling Haland, një nga talentet më në mëdhenj në botë me arbitrin anësor rumun, në tunelin e dhomave të zhveshjes, në përfundim të takimit të parë cerekfinal në Champions League mes Manchester City-Dortmund, teksa rumuni nuk nguroi t’i kërkonte një autograf norvegjezit në tunel.

Një moment që bëri më shumë hapi, aq sa u bë menjëherë viral, sepse lojtarët e Dortmund ishin ende të tërbuar me arbitrin kryesor Ovidiu Hategan, i cili anuloi golin e Bellingam. Haaland megjithatë ka qendruar i qetë duke rspektuar dëshirën e rumunit për të marrë autografin e sulmuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *