• |
ide | kryesore

UEFA kriset keq: prapa Super League fshihen paratë e kolosit financiar amerikan

-Instant, Sport



Gjithçka është cështje parash, shumë para! E në këtë pikë, UEFA duket krejtësisht e spostuar dhe futbolli në prag të një revolucioni të pamenduar kurrë. Kështu Super League e re do të financohet nga JP Morgan, gjigandi financiar i SHBA. Reuters bën të ditur se një zëdhënës i grupit me bazë në Neë York e konfirmoi këtë në një email.

Shifrat janë të larta, siç lexohet në deklaratën zyrtare të Super League: “Turneu i ri vjetor do të sigurojë një rritje ekonomike shumë më të lartë dhe mbështetje për futbollin evropian përmes një angazhimi afatgjatë për të paguar kontribute solidariteti pa një tavan, i cili do të rritet në përputhje me të ardhurat e kampionatit. Këto kontribute të solidaritetit do të jenë dukshëm më të larta se ato të gjeneruara nga kompeticioni aktual evropian dhe pritet të tejkalojnë € 10 miliardë euro gjatë periudhës fillestare të angazhimit të klubit. Përveç kësaj, turneu do të ndërtohet mbi një bazë të qëndrueshme financiare me Klubet që i përmbahen një kornize shpenzimesh. Në këmbim të angazhimit të tyre, Klubet Themeluese do të marrin një kontribut të barabartë me 3.5 miliardë euro për të mbështetur planet e tyre të investimeve në infrastrukturë dhe për të ekuilibruar ndikimin e pandemisë Covid-19”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *