• |
ide | kryesore

Rama mohon skandalin: Audio-përgjimi i Artan Lames është i vjetër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama thotë se audio-përgjimi i dalë sot në media për kreu ne Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame nuk ka të bëjë me fushatën elektorale të 25 prillit. Ai tha se bëhet fjalë për një përgjim të ndodhur katër vjet më parë kur nuk ishte ndryshuar ende ligi për legalizimet.

“Nuk ka lidhje fare me votat. Ai është një përgjim i vitit 2017 dhe ai diskutim është bërë përpara se të miratohej ligji i ri dhe po të shikoni çfarë thotë dhe po të merrnin ligjin e ri do të shikoni se të gjitha ato shqetësime janë adresuar në ligjin e ri. Nuk është çështje votash, por e përkthyer nga Ilir Meta çdo gjë është blerje votash”, – deklaroi kreu i qeverisë.

“Janë mbledhur për ligjin dhe nuk ka lidhje fare me zgjedhjet ajo. Është një video e përkthyer sipas interesave të Ilir Metës. Nuk është për përfitim të votës. Në këtë rast është për të thënë që nuk mund t’u thuhet qytetarëve kjo gjë pasi për ndryshe të gjitha ata çohen në revoltë. Me ligjin e Saliut nuk legalizoheshin ndaj ndryshuam ligjin dhe tani do t’i legalizojmë”, – shtoi z. Rama.

Kryeministri mohon që gjatë fushatës të ketë presion për të dalë në takimet e PS apo për të votuar për mazhorancën. Ai madje shtoi se mjekët dhe mësuesit po bëjnë fushatë për Bashën.

“Ku bën vaki më kjo, kjo ka vdek me Sali Berishën. Njerëz që pushohen nga puna që vijnë në miting/ jo, këtu ka ndodhur e kundërta. Nuk ndodh që t’i lajmërojmë mësuesit që të dalin në miting. Tani dalin mësues dh mjekë që punojnë në shtet dhe dalin e flasin për programin e opozitës me Lulzim Bashën”, tha z. Rama.

LEXO EDHE: Gazetari Artan Hoxha zbulon skandalin/ Artan Lame përdor legalizimet për fushatën e Rilindjes



16 Comments

  1. Qorrave mavi mund t’u tregosh cfaredolloj perralle dhe e besojne. Por jo njerezit qe gjykojne me trute e tyre.

    1. Ne fakt eshte pikerisht e kunderta.
      Jane trumptardet qe revoltohen nga nje lajm i 2017 nxjerre nga konteksti.
      Ashtu sic u revoltuan per Babalen, ashtu sic u revoltuan kur ai talibani i PD plagosi sekretarin e PDs ne Kavaje, ashtu sic u revoltuan per te drejtat e kontrolloreve ne Rinas, ashtu sic u revoltuan per publikimin e te dhenave personale……

      1. Eshte e drejta jote te mos revoltohesh per asgje nga ato qe permend. Arsyeja eshte shume e thjeshte: ju ka vdekur shpirti sepse ia keni shitur dreqit mavi. Imagjino ti kishte bere Saliu ato qe rreshton ti- do ishe duke uleritur per drejtesi dhe moral. Per nje gje ke te drejte, njerezit ndahen ne TRUMPTARDED DHE RETARDED. Krenar qe nuk bej pjese ne kategorine e dyte.

        1. Ne fakt databaza e Saliut e gjithe databaza e pashaportave te popullsise shqiptare e 2008 rrodhi ne internet. Eshte akoma per shitje per 12 euro.

          1. Po nuk ke numin personal tek ajo databaz o plher mavi.
            Ke vetem emrin mbiemrin atesine memesine dhe vendbanimin.
            Dhe databaza eshte e 2007 jo e 2008.

        2. Ca merresh me keta minj te bodrumeve qe mbushin portalet me komente te gatshem nga qente mavi.Nuk e di ca do beje qeveria e ardheshme e shpresoj shume.shqiperia eshte e te gjitheve e jo e 2apo 3 veteve.

  2. Po mirë me ja ta pranojmë është e vjetër, e pastaj? Lame ka 4 vjet që del në tv dhe mburret se legalizimi ka qen i depolitizuar.
    Sido që ta xhirosh o skizofren, ju ka dal boja.

  3. Po ta degjosh audiopergjimin, skandalizohesh nga ato qe thote Lamja. Them skandalizohesh sepse ai qe flet aty, eshte nje punonjes i shtetit qe paguhet nga taksat tona dhe qe ben llogari se si ta mbaje pushtetin duke na mashtruar. Duke mashtruar jo pak, por 100 mije familje ose minimalisht 300 mije votues. Vec mashtrimit te 100 mije familjeve (ndoshta me shume pasi nje ndertese mund te kete me teper se nje familje), ajo qe ben pershtypje ne audiopergjim, eshte se Lame permend edhe ndertimet kriminale duke pranuar qe ka ndertime te tilla dhe qe shteti nuk do te nderhyje per t’i shembur. Kjo shprehje e thene haptas, tregon se rilindoret nuk e kane problem te perdorin kriminelet per te mbajtur pushtetin. Shprehja tjeter qe eshte shume domethenese eshte “do t’i cojme mish per top” dhe tregon konsideraten e larte te pushtetit aktual per votuesit. Kjo shprehje mund te perifrazohet ne kete menyre: Duhet ta mbajme per vete mishin per top. Ne fund, per te hedhur poshte genjeshtrat e dyshes Rama-Lame ne lidhje me audiopergjimin qe na qenkerkesh i nentorit 2017, mjafto thenja e mishit per top, per te kuptuar se diskutimi behet ne nje fushate zgjedhore dhe eshte sigurt qe vec per votimet e 2019 nuk mund te behet fjale sepse ate vit nuk kishte probleme pasi zgjedhjet ishin me nje kandidat dhe pushteti nuk rrezikonte asgje. Por ka edhe nje fakt tjeter, ASHK, qe drejtohet nga Artan Lame, eshte krijuar me ligj ne vitin 2019 duke shkrire ALIUIZNIN dhe ZRPP ne nje institucion te vetem. Pra Lame nuk patur mundesi te jete ne vitin 2017 ne krye te nje institucioni te krijuar ne vitin 2019. Ne fund edhe nqs vepra penale e mashtrimit te qindra mijra qytetareve eshte kryer ne fund te vitit 2017, akoma nuk eshte parashkruar pasi mashtrimi i nje numri te madh personash, denohet nga 5-15 vite burg, pra minimalisht parashkruhet ne nentor 2022 po te besojme pallavrat e dyshes Rama-Lame.

  4. O Rame nuk hajne te gjithe bar ka dhe ca qe hajne buke. Eshte bere si ajo kurva qe e kap me kar brenda dhe thote nuk po qihem jo.

  5. Per per per
    Edhe 4vjet do keni per per per
    8 vjet e shtyem me per per per
    Edhe merkeli u kenaq me per per per
    F. O

  6. O Paulin po cfare po i ben ketij vendi keshtu?!
    Vetem Zoti shpresojme te te ndeshkoje nje dite se per keto shqiptare qe kane mbetur ketu ti the 30 vjet do jeshe ne pushtet.

  7. Është i vjetër?Nuk e di.Por në 2017 u përdor si kartë kërcënimi legalizimi dhe Ps fiton e vetme!!!Çudi!!!Pse të mos besoj që kjo metodë po përdoret dhe tani.E njëjta metodë për të vjedhë zgjedhjet si në 2017 që u vërtetua që janë vjedhur.Pse mos të vjedhin dhe në 2021.Ata e kanë platformë vjedhjen me forma të ndryshme.Pra dhe me legalizimet.Një formë e frytëshme që bëri ata të fitojnë në 2017.

  8. E vjetër dhe aktuale!!!Mendoni si i kanë mbajtur pezull për 4 vjet 100000 familje.Ata e kanë këtë platformë që 2013.Ata bënë legalizime duke i paisur gjithë socialistet si fillim Gjithë ato çfaqje që i kemi parë.Pastaj u afru 2017. Një pjesë të madhe e lanë pezull.I gënjuen dhe morën votat nga ata që shpresonin që ishin të lëkundshëm!!Dhe tani 2021 që duan që të votojnë ato familje të djathta që presin.Pra rezultati!!Të fitojmë dhe pastaj ti shembim siç kemi bërë për të ndërtuar grataçela!! Është kaq ashiqare sa ska nevojë për komente.Platformë e ngritur që në 2013 dhe është tepër aktuale në 2021.

  9. esht i vjeter…si databasa…para ca viteve krimet nuk kan rendesi….; edhe audio me pergjimet e votave jan “sallat” ose ca esht then esht nxjerr nga konteksti… harruat? po ky pse prononcohet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *