• |
ide | kryesore

Kënga e yllit të Blackpink thyen rekordin Guinness të ‘Gangnam Style’

-Instant, Paparazzi, Slider



Muajin e kaluar Rosé, një nga katër anëtaret e grupit K-Pop Blackpink, bëri debutimin e saj solo me këngën “On the ground ” dhe Guinnes World Records raporton se publikimi ka vendosur jo një, por dy rekorde Guinness.

Rosé është artistja e parë që arrin vendin e parë në Billboard Global 200 si artiste solo dhe si pjesë e një grupi. Përpos kësaj, videoklipi theu një rekord, duke u bërë videoja muzikore nga një artist solo K-Pop që grumbullon më shumë shikime në YouTube në 24 orë. Në vetëm 24 orë, “On The Ground” pati 41.6 milionë shikime.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga këngëtari PSY dhe kënga e tij e famshme “Gangnam Style”. Më parë, Blackpink mbante rekordin për videon më me shumë shikime në YouTube dhe videon muzikore me më shumë shikime në YouTube të grumbulluara në 24 orë për këngën “Kill This Love”, por rekordi u thye nga hiti i grupit BTS, “Dynamite”.

Blackpink është grupi i parë korean me vajza që performoi në Coachella dhe grupi i parë K-Pop i përbërë nga vajza që fitoi një MTV Music Video Award.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *