• |
ide | kryesore

Rama mburret se vijnë edhe 11 700 doza Pfizer, por ato mjaftojnë vetëm për 1 ditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se edhe 11 mijë e 700 dozat e vaksinës Pfizer kanë ardhur në Shqipëri. Rama premton se çdo javë do të vijnë vaksina antiCovid teksa thekson se deri më tani kanë ardhur 760 mijë vaksina në vend. Kryeministri kujton objektivin e radhës që është 1 milion të vaksinuar.

“11 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar. Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime” – premton Rama.

Por duke parë shifrat, këto vaksina që kanë mbërritur këtë të hënë dhe që kanë marrë vëmendjen e kryeministrit, i mjaftojnë Shqipërisë për të vaksinuar edhe 1 ditë më shumë. Duke iu referuar vetë shifrave që jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu normalisht në Shqipëri kryhen çdo ditë 12-13 mijë vaksinime. Më poshtë është postimi që ministrja ka bërë për vaksinimet e datës 7 maj. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. ahah .. keta te lapsit harrojne se duke share Ramen se gjoja po mburret.. i japin atij argumente te verteta per tu lavderuar.. Pra ne jemi ne gjendje te vaksinojme mbi 13 mije persona ne dite. Para 3 muajsh ju ulerisnit se Rama po ben propagande me 600 vaksina qe priti ne Rinas. Pra per vetem 3 muaj u arrit ne vaksinimin masiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *