• |
ide | kryesore

FOTO/ Çfarë sherri mes Conte e Lautaros: “Ki respekt e mos më bëj fenomenin”

-Instant, Sport



Reagimi me polemika dhe nervoz i Lautaro Martinez në kohën e zëvendësimit nga Pinamonti, pasi Toro nga ana e tij kishte zëvendësuar më parë të dëmtuarin Alexis Sanchez në pjesën e parë, nuk i ka pëlqyer aspak Antonio Contes, që nuk la fjalë pa i thënë sulmuesit të tij. Argjentinasi tregoi padurimin e tij duke goditur një shishe plastike uji dhe duke u kthyer në stol duke murmuritur, por trajneri nuk e mendoi dy herë për ta qortuar atë para të gjithë shokëve të tij të skuadrës: “Duhet të tregosh respekt, në vend që të bësh si fenomen”, bërtiti Conte drejt argjentinasit.

E gjitha kjo vetëm një ditë pasi sulmuesi foli për të ardhmen e tij e doli kundër grupit skuadër në lidhje me shkurtimin e dy muajve paga, duke thkesuar se ai do të qendronte tek Inter duke rinovuar, me apo pa Antonio Conten në pankinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *