• |
ide | kryesore

Salma Hayek rrëfen betejën me Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur dhe producentja Salma Hayek ka folur së fundmi për betejën e saj me Covid-19.

Në një intervistë të fundit me Variety, aktorja tha se ajo u infektua me virusin sapo panemia kishte nisur dhe gati sa nuk përfundoi në spital.

“Mjeku im më lutej të shkoja në spital sepse ishte shumë keq”, tha Hayek. “Unë i thashë: ‘Jo, faleminderit. Më mirë të vdes në shtëpi.”

Hayek tha se kaloi shtatë javë në vet izolim në shtëpinë e saj dhe se madje nuk mund të merrte frymë pa u furnizuar me oksigjen.

Megjithëse është kthyer për të punuar në “House of Gucci” të Ridley Scott, ajo tha se ende nuk e ka energjinë që kishte dikur.

Hayek është ndër të famshmet që kanë ndarë publikisht përvojat e tyre me kontraktimin e Covid-19 gjatë vitit të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *