• |
ide | kryesore

Gjykata kundër prokurorit në Korçë/ Dënon më shumë sa kërkoi akuza të pandehurin për vrasje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Korçës ka dënuar të hënën me 25 vite burg shtetasin Olger Mustafa, i akuzuar për vrasjen e ndodhur më 17 janar 2019 ndaj shtetasit Altin Balliu.

Në dosjen hetimore thuhet se i pandehuri, Olger Mustafa e ka qëlluar viktimën me 5 plumba, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Në sencën e mëparshme, prokurori i çështjes Edmond Shytko ka bërë ndryshimin e akuzën për të pandehurin Mustafa, nga “Vrasje me paramendim”, e akuzoi Mustafën për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

Duke u mbështetur në këtë akuzë, prokurori Shytko i kërkoi gjykatës së Korçës, dënimin me 22 vite burgim, për të pandehurin Olger Mustafa.

Kjo masë dënimi u kërkua nga prokurori, duke llogaritur dhe akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Por, ndryshe nga çfarë kërkoi organi i akuzës, nga shqyrtimi i çështjes, Gjykata ka dalë në konkluzion se Olger Mustafa ka kryer një vrasje “me paramendim” dhe për këtë, e ka dënuar të pandehurin me 25 vite burg.

Familjarët e viktimës kanë akuzuar prokurorin si “të shitur” duke thënë se do të ankimojnë vendimin. Ato kanë hedhur akuza të forta në drejtim të prokurorit, madje sipas tyre ai nuk ishte i pranishëm në Gjykatë, pasi është larguar nga SHBA nga frika e një arrestimi të mundshëm.

Më 17 janar 2019 viktima po festonte me shoqërinë e tij ndërrimin e viteve, por festa u kthye në tragjedi. Pas një sherri për gërvishtjen e një makine, Olger Mustafa, një i dënuar për “vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë” ishte liruar me kusht nga gjykata, por realisht nuk ishte vënë asnjë ditë në shërbim prove i mori jetën Altin Balliut. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *