• |
ide | kryesore

“Real Madrid është dhe gjithmonë do të jetë shtëpia e tij”: Zidane thotë lamtumirë, Blancos drejt ‘rreshterit të hekurt’

-Instant, Sport



Zinedine Zidane nuk është më traineri i Real Madrid e njoftimi, edhe pse ishte në ajër prej kohësh, u zyrtarizua vetëm sot. Në të ardhmen e trajnerit francez është rikthimi në Francë, ku si ekipi kombëtar (edhe pse koha për zëvendësimin e Deschamps është ende e pasigurt duke pasur parasysh se trajneri aktual është kampion bote në fuqi dhe ndër favoritët për të fituar Euro 2020) ashtu dhe PSG (nëse Pochettino kthehet te Tottenham) janë të interesuar.

Zidane kishte mbërritur në pankinën e merengues në janar 2016, në vend të Rafa Benitez, për të dhënë dorëheqjen në 2018, befasisht, pasi fitoi tre Champions radhazi. Në mars 2019 Florentino Perez e luti teknikun që të kthehej, pas dështimeve me Lopetegui dhe Solarin e trajneri francez, shumë afër klubit që e mirëpriti atë 20 vjet më parë, i tha po dhe, më pas, fitoi një tjetër titull kampion: tani ka ardhur edhe lamtumira e dytë pavarësisht se Zidane kishte edhe një vit kontratë.

Real Madrid tani synon gjithçka tek Raul (në këtë moment në krye të Castilla si Zidane në 2016) por në orët e fundit prishja e Antonio Contes me Inter ka bërë që kuotat e ish-trajnerit zikaltër të rriten në mënyrë dramatike, për më tepër që italiani ka qenë shumë afër pankinës së Blancos në tetor 2018.

“Ka ardhur koha për Conten” thonë gazetarët e El Chiringuito TV dhe për të nxitur zërat edhe më shumë vijnë fjalët e Ramon Calderon, ish-presidentit të Real Madrid: “Conte? Unë e di që ka pasur kontakte me Real Madrid. I njëjti diskutim që është bërë edhe për Allegrin: ai mund të drejtojë një klub të nivelit të lartë pasi ka patur përvoja të rëndësishme dhe fitoi titullin me Interin”.

Ajo mes Conte dhe Real është një ‘histori e vjetër’: në tetor 2018, kur Lopetegui ishte gati të zëvendësohej për t’i lënë vendin Solarit, një marrëveshje ishte arritur tashmë me vullnetin e Florentino Perez. Por pastaj gjithçka u hodh në erë sepse senatorët (të udhëhequr nga Sergio Ramos) kundërshtuan ardhjen e “një rreshteri të hekurt”. Sot, megjithatë, Sergio Ramos nuk e di as vetë nëse do të luajë përsëri për Blancos: Conte te Real Madrid mund të mos jetë opsioni më i mundshëm, por sigurisht që është një mundësi reale.

NJOFTIMI I REAL: ZIDANE LARGOHET NGA PANKINA

Zinedine Zidane nuk është më trajneri i Real Madrid. Kjo u njoftua nga klubi spanjoll me një deklaratë në faqen e tyre zyrtare: “Real Madrid CF njofton se Zinedine Zidane ka vendosur të përfundojë fazën e tij aktuale si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për t’i treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në të gjitha këto vite dhe për atë që përfaqëson figura e tij për Real Madrid. Zidane është një nga mitet e mëdha të Real Madrid dhe legjenda e tij shkon përtej asaj që ai ishte si trajner dhe lojtar i klubit tonë. Ai e di që ai është në zemër të Real Madrid dhe se Real Madrid është dhe gjithmonë do të jetë shtëpia e tij “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *