• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni aksidentin e frikshëm të Dupasquier: piloti shtypet nga motori i tij dhe ata që e ndiqnin

-Instant, Sport, Video



Një aksident i rëndë përfshiu Jason Dupasquier, pilot i skuadrës PruestelGP Moto3. Zvicerani 19-vjeçar, i cili u rrëzua në fund të seancës kualifikuese, u shtyp nga motori i tij dhe nga ndjekësit Alcoba dhe Sasaki që nxitonin pas tij. Kushtet u konsideruan menjëherë shumë të rënda dhe piloti, pasi mori ndihmën e shpejtë në pistë, u transportua me helikopter në spitalin Careggi në Firence, ku i është nënshtruar një ndërhyrje neurokirurgjike.

Aksidenti u duk menjëherë shumë shqetësues. Pas përplasjes në kthesën ‘Arrabbiata 2’ Dupasquier, që u përplas dhunshëm në pistë, u godit nga motori i tij dhe nga Alcoba dhe Sasaki që i vinin pas. Impakti më i fortë, sipas dinamikës, dukej se ishte ai me japonezin që u hodh në ajër pas përplasjes me vetë Dupasquier. U deshën disa minuta për të stabilizuar gjendjen e pilotit, i cili mbeti shtrirë në pistë për një kohë të gjatë, para se të transportohej në spital.

Alcoba, i deklaruar i aftë, shpjegoi: “Unë po shkoja me shpejtësi të plotë, pashë që Jason frenoi papritur dhe u përpoqa të shkoj në të djathtë për ta shmangur. Nuk ia arrita, mendoj se e godita në lartësinë e këmbëve “.

https://www.youtube.com/watch?v=vKW2CZ9Wfr0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *