• |
ide | kryesore

Detaje/ Kush është biznesmeni 45-vjeçar që u ekzekutua në Tepelenë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vrasje me armë zjarri u shënua rreth orës 21.15 të mbrëmjes së kësaj të marte në Tepelenë. Viktima është identifikuar si Çajup Selimi, personi që shihni në foto. Ai u qëllua me pistoletë në mes të qytetit dhe më pas ndërroi jetë në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Policia tha se po kreh zonën në përpjekje për të ndaluar autorin e vrasjes ndërsa në pikat kyçe janë ngritur postblloqe. Mediat raportojnë se autori është identifikuar dhe se po punohet për kapjen e tij.

45-vjeçari rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa ka më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence.

Në vitin 2018, Selimi u konfliktua me 2 persona, të cilët e goditën me mjete të forta. Familjarë të Çajupit deklaruan se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Për ngjarjen u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena. ©LAPSI.al

foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri



2 Comments

  1. Shqipot po kthehen ne identitet. Lexoni edith durham per kacaket e atyre viteve sesi vriteshin me shoku shokun per 2 kemisha te vjedhura dhe krahasoni sot rinin qe vritet po njesoj. Enver Hoxha vetem per ty respekte o burre shteti. Te gjithe politikanet te djathte dhe te majte te thurin lavde por kane frik ne publik se i rref juri kim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *