• |
ide | kryesore

Tmerr në Romë, gjendet i pajetë në valixhe një burrë, gruaja: Doja të hiqja qafe trupin

-Instant, Lajme, Planet



Një krim i tmerrshëm ka tronditur Romën mëngjesin e sotëm, ku në sheshin Federico Sacco është gjetur trupi i një 37-vjeçari italian, brenda një valixheje. Valixhja ishte e izoluar me ngjitës dhe ishte lënë pranë një makine, edhe pse gjurmët e gjakut mund të shiheshin në rrugën nga ishte sjellë viktima.

Mediat vendase bëjnë me dije se trupi është pikasur nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar dhe policinë në lidhje me këtë ngjarje. Viktima ishte sjellë në shesh, nga partnerja e tij, një grua 39-vjeçare e cila u tha oficerëve se partneri i saj kishte vdekur në shtëpi për disa ditë.

Gruaja kishte dëshmuar se burri kishte vdekur të hënën nga një mbidozë droge, pasi të dy ishin të varur nga lëndët narkotike. Për hetuesit mbetet i dyshimtë fakti sesi gruaja, në pamje të parë shumë e dobët kishte arritur të transportonte trupin e burrit, me peshë rreth 90 kg. Në trupin e burrit nuk kishte shenja dhune dhe ajo siguroi hetuesit se kishte vepruar e vetme. Megjithatë për policinë dyshimet shtohen pasi ajo nuk kishte telefonuar 911 pas vdekjes së burrit nga mbidozë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *