• |
ide | kryesore

Prokuroria italiane kërkon dënimin e Elvis Demçes: “Princi” i gomorrës shqiptare në Romë

Arkiva, Lajme, Të fundit
demçe



“Fra’ (vëlla) ata janë luanët e mi. Unë kam një ekip prej 6 luanësh. Do ta qëlloj në kokë edhe Papën nëse më çan tr*pin”. Janë fjalët e shqiptarit Elvis Demçe që nuk përdor fraza të buta kur prezanton komandot e tij me njerëz të specializuar në veprime ndëshkimore. Këta nuk janë vrasës nga Lindja, por një grup i larmishëm italianësh nga Roma.

“Ata janë njerëz që kryejnë krime jo vetëm për shkak të prevalencës së tyre ekonomike, por edhe për shkak të shpirtit të tyre”, – u shpreh prokurori Mario Palazzi teksa së bashku me kolegun e tij Francesco Cascini kërkon që 5 të pandehurit të dënohen me dënime nga 8 deri në 21 vjet në burg. Për të gjithë, akuza është një tentativë vrasjeje e organizuar deri në detajet më të vogla për të ndëshkuar një kriminel që kishte ngritur kokën me kërkesa të vazhdueshme për para. Ai quhet Alessio Marzani dhe rrezikon gjithashtu të dënohet me 8 vjet burg për zhvatje.

Historia është kjo. Alessio Marzani ankohet se ai nuk u mbështet në burg, pavarësisht se kishte punuar në fushën e “mbledhjes së gjobave” për një farë Daniele Gallarello. Marzani pretendon se nuk e ka përmendur kurrë emrin e Gallarellos tek hetuesit. Kështu sapo doli nga burgu, në korrik të 2020 e kërcënoi. I kërkoi 45 mijë euro. Ndërkohë i kërkonte 1000 euro në muaj si kompensim. “Në 4 vite i kam bërë njerëzit të fitojnë miliona euro. Të gjithë më lanë në mes të mutit. Kam dalë dhe i kam rrahur të gjithë për vdekje”, – thoshte Marzani.

Për këto arsye Gallarello, i njohur me nofkën “Profeti” (tani rrezikon 21 vjet burg), iu drejtua një shoku. Ai quhet Alessandro Corvesi që tani rrezikon 18 vite burg. “Profeti” i bën një kërkesë specifike Corvesit: “Duhet të vrasin Marzanin”. Për këtë punë, Corvesi, një futbollist i të rinjve të Lazio dhe me një lidhje intime me modelen dhe showgirl-in Antonella Mosetti iu drejtua shefit të tij shqiptar. Ai është gjakatari Elvis Demçe, i vetëshpallur “Zoti”. Edhe ai gjithashtu përballet me kërkesën për 21 vite burg.
Në përgjime, Demçe kur flet thotë se ai “është Gjykata e Lartë”.

Fjalia e tij ndaj Mosettit është e qartë: “Do ta dërgojmë të luajë briscola dhe trezetë me Shën Pjetrin”. Me fjalë të tjera ai pranon ta vrasë dhe ia beson detyrën Matteo Costacurta, me nofkën “Princi”, një njeri me “natyrë kriminale shumë të lartë”, shkruajnë hetuesit.

Sipas prokurorit, “Costacurta është një personazh i ashpër dhe që nuk ka nevojë të kryejë krime për arsye ekonomike. Ai ka para – thotë prokuroria – ka familje të mirë, mund të bënte një jetë të mirë, nuk është një i mjerë i lindur në periferi, por ai bën krime për qejf, për shije personale”. Ai është “i pushtuar nga idetë e tij antidemokratike dhe me krenari e përcakton veten si fashist”.

Skuadra e punësuar nuk përbëhet nga fëmijë. Ata janë profesionistë. Ata vendosin kamera përreth për të studiuar viktimën e tyre që ta godasin sa më shpejt që të munden. “E ka fytyrën shumë të madhe. Nuk do të zgjasë shumë”, thotë Costacurta. Për Elvis Demçen, Costacurta është një nga njerëzit e tij të besuar. Ai e quan atë “xhelati”, “specialisti”.

Atentati u krye në 22 tetor 2020 në Acilia. 45-vjeçari Marzani u plagos, por shpëtoi. Demçe ka qenë i lidhur në të kaluarën edhe me Fabrizio Piscitelli, alias Diabolik, lideri i ultrasve të “Lazio Irriducibili” i vrarë më 7 gusht 2019 në një park të Romës. Demçe u arrestua së bashku me Costacurta dhe Corvesi në korrik të vitit të kaluar nga karabinierët. Ishte deshifrimi i disa bisedave të koduara me sistemin ‘Sky-Ecc’ të zbuluara në një server në territorin francez që rezultoi thelbësor për hetimet nga karabinierët. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *