• |
ide | kryesore

Video/ Portieri në kundërkohë: Maqedonia e Veriut pëson dy gola në 5 minuta

-Instant, Sport, Video



Një ndeshje që nuk mund të humbet mes dy skuadrave që e kanë nisur Euro 2020 me disfatë në Grupin C: për Ukrainën e Maqedoninë e Veriut ka vetëm një rezultat që vlen, por skuadra e Shevcenkos është shumë më e organizuar në pjesën e parë, duke e vënë në provë të vështirë portierin maqedonas Dimitrievski. E megjithatë numri 1 i Maqedonisë së Veriut është dorëzuar në minutën e 29, duke e kapur në kundërkohë portierin, në një pozicion gati të pamundur.

Ukraina lirohet nga ngërcet psikologjike, ndërsa maqedonasit demoralizohen, duke e parë eleminimin gjithnjë e më pranë. E pas vetëm 5 minutash, Dimitrievski detyrohet të nxjerrë topin nga rrjeta për herë të dytë, i dorëzuar këtë herë në konkluzionin e Yaremchuk.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *