• |
ide | kryesore

Rihapet tenderi, qeveria jep 19 mld lekë për tunelin e Llogarasë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria ka vendosur të financojë nga buxheti i shtetit për ndërtimin e tunelit të llogarasë. I konsideruar si pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 Vlorë-Sarandë, investimi parashikohet me një fond limit prej tetëmbëdhjetë miliard e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë lekësh.

Kompania që do të mund të fitojë këtë tender do të duhet të përfundojë punimet jo më larg se 37 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

Gara është shpallur në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës ku bëhet e ditur se oferta do të jetë e vlefshme për 120 ditë. Pas kësaj do të shqyrtohen dokumentet e paraqitura si dhe do të publikohet kompania që do të realizojë punimet.

Veç kritereve teknike, si kapaciteti i makinerive, eksperienca në punime të tilla, ku kompania duhet të ketë realizuar të paktën një tunel 5 kilometër të gjatë, kërkohet që subjekti të ketë kapacitet financiar së paku sa 50 për qind e fondit limit.

Sipas deklaratës në ofertë me 50 pikë do të vlerësohet çmimi më i ulët. 20 pikë do të ketë grafiku i punimeve, 15 pikë organizimi i stafit, 10 pikë propozimi për uljen e ndikimit në mjedis dhe ndikimit social si dhe me 5 pikë garancia për objektin.

Ndërtimi i këtij tuneli do të shkurtojë kohën për të udhëtuar nga Vlora drejt Himarës dhe kufirit me Greqinë.

Prej vitit 2020 është deklaruar disa herë nisja e garës për tenderin e Llogarasë, madje para zgjedhjeve u deklarua se kishte dhe një kompani që plotësonte kushtet. Por për shkak të kritereve gara u anulua.



1 Comment

  1. Tuneli behet vetem per interesat e biznesit te turizmit qe jane ndertuar ne Palase. Bregun e afron me pjesen tjeter te Shqiperise rruga e Lumit te Vlores, e cila mazalla se perfundon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *