• |
ide | kryesore

“Nuk kemi asnjë plan special për CR7”: trajneri i Belgjkës konsideron Lukakun më të mirin në botë

-Instant, Sport



“Kur përgatit një plan kundër një lojtari të vetëm në veçanti, mund të goditesh nga të tjerët. Sigurisht që Cristiano Ronaldo është lojtari që duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje, por gjithashtu duhet të shohim edhe 10 lojtarët e tjerë të Portugalisë në të njëjtën masë”. Kështu ka deklaruar trajneri belg Roberto Martinez në prag të 1/8 të finales së Euro 2020 kundër Portugalisë, e planifikuar për nesër në Sevilje. Nuk mund të mungonin elozhet për sulmuesin e tij, Romelo Lukaku: “Vajtja te Inter ishte lëvizja perfekte për karrierën e Lukakut, e bërë në kohën e duhur, me një trajner të përsosur, me ëndrrën e perfekte për të fituar titullin e Serisë A. Është sulmuesi më i mirë në botë”.

“Unë e njoh mirë sepse isha atje kur ai nënshkroi për Everton në moshën 19 vjeçare – vazhdoi Martinez për Espn, duke folur për Big Rom – por tani ai është një njeri krejt tjetër dhe një lojtar tjetër. Për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë. Edhe për faktin se kam punuar me të çdo ditë dhe shoh mënyrën se si ai punon, gjithmonë dëshiron të përmirësohet. Ai dëshiron të dëgjojë dhe të mësojë dhe kjo e bën atë një lojtar të veçantë”.

Në lidhje me ndeshjen kundër Portugalisë, Martinez ka shpjeguar: “Kjo skuadër ka fituar Europianin dhe Ligën e Kombeve sepse ka një mentalitet të pabesueshëm dhe di të luajë ndeshje të mëdha – tha Martinez – Ronaldo? Ne e dimë që ai është një nga futbollistët më të mirë në botë. Ai di të përdorë hapësirën, depërton nga zona të ndryshme dhe është një kërcënim i pabesueshëm në zonë. Ne jemi plot besim dhe vrull. Mezi presim të luajmë këtë mundësi, sepse kur shijojmë futbollin tonë ne luajmë më mirë. E duhet ta bëjmë – shpjegoi ai – Kemi punuar shumë për t’u bërë më të mirë. Ne kemi gjashtë lojtarë me pothuajse 100 prezenca, dy lojtarë shumë afër 90. Kjo është një gjeneratë e jashtëzakonshme, “përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *