• |
ide | kryesore

Martinez i krahason të gjithë me Ronaldon: “Nuk do të këmbeja CR7 me De Bruyne”

-Instant, Sport



Pasi konsideroi Lukakun si sulmuesin më të mirë në botë, tekniku i Belgjikës Roberto Martinez vazhdon të krahasojë lojtarët e tij me Cristiano Ronaldon, madje duke i zgjedhur ata si më të vyer për të. Ndoshta mund të jetë normale për një trajner të mbështesë lojtarët e tij, por kur vjen puna te Cristiano Ronaldo krahasimet edhe mund të evitohen.

Në konferencën për shtyp në prag të përplasjes së 1/8 mes Belgjikës e Portugalisë, Roberto Martinez iu përgjigj atyre që e pyetën nëse ai do të kishte shkëmbyer Kevin de Bruyne me Cristiano Ronaldo: “Përgjigja është shumë e thjeshtë: punoj me Kevin prej 5 vjetësh dhe kam efeksion për të. Mund të flas për Cristianon si një tifoz i futbollit dhe për këtë arsye në një mënyrë më të shkëputur. Për mua De Bruyne është playmakeri më i mirë në futboll, është një lojtar special që përdor trurin në lojë. Kur ai është në fushë, shokët e tij të skuadrës luajnë më mirë, unë kurrë nuk kam parë dikë si ai. Përgjigjja është e qartë, por kjo është për shkak të afeksionit dhe vlerësimit për djaloshin”, shpjegoi Martinez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *