• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo eleminohet nga Europiani: trajektorja e Hazard dhe gabimi i Rui Patricios kalon Belgjikën në çerekfinale

-Instant, F1, Sport, Video



Belgjika do të jetë kundërshtari i Italisë në çerekfinalet e Euro 2020, të planifikuar për të premten në orën 21:00 në Monako. Kundër Portugalisë, vendosi goli i Thorgan Hazard në fund të pjesës së parë, në mbrëmjen në të cilën edhe vëllai i tij më i famshëm, Eden, ofroi shkëlqime të një cilësie të pakufishme, por kohët e fundit disi e zbehur. Përfundon këtu Europiani i kampionëve në fuqi të Portugalisë dhe Cristiano Ronaldos, që mbylli në mënyrën më të keqe një sezon për t’u harruar.

Një barazim, në fakt, nuk do të kishte qenë aspak skandaloz. Portugalia, dominuese në pjesën e dytë, humbi dy raste shënime mjaft flagrante me Diogo Jota, një për cdo pjesë loje. Goditi një shtyllë në minutën e 84 me Guerreiro dhe në përgjithësi prodhoi më shumë futboll, kundër një ekipi që gjithmonë e pati të vështirë të mbrohej. Goli i Thorgan Hazard nga jashtë zonës ishte vendimtar, me një Rui Patricio që nuk ishte i pakapshëm në këtë rast, pavarësisht trajektores së cuditshme që mori topi.

Belgjika, e cila luajti një pjesë të dytë të pazakontë, vetëm duke u mbrojtur, vuajti hyrjen në fushë të Joao Felix e Andre Silva, funksionalë në krah të CR7. Portugezëve i mungoi konkretizimi, defekt kronik i Portugalisë që vitet e fundit ishte maskuar nga një Ronaldo jashtëtokësor. Belgjika kalon në cerekfinale dhe Martinez ka marrë sinjale të rëndësishme nga kthimi në nivelet e tij të Eden Hazard. Për t’u monitoruar dëmtimi i De Bruyne, i cili doli nga fusha në fillim të pjesës së dytë. Pa të dhe me Mertens në fushë, ndryshimi me ulje u kuptua menjëherë. Për fatin e belgëve, treshja mbrojtëse e kolauduar Alderweireld-Vertonghen-Vermaelen tregoi stabilitetin e zakonshëm…



1 Comment

  1. Si e mbylli një sezon në mënyrën më të keqe të mundëshme….!!!????
    Mënyra më e keqe e mundëshme e mbylljes të një sezoni do të qe një dëmtim që do t’a mbante gjatë jashtë fushave….!!
    Nëse nuk fitoi sivjet ,aq sa një apo dy vite më parë kjo është normale për të dhe skuadrat ku luan…
    Ahaaa,mos ke hallin e Coca-Cola’s ti !????
    Hëëëë,po fol more i uruar….
    Ronaldo është një njeri….shumë i talentuar dhe i aftë në atë që bën,ndoshta sa askush tjetër,por mbetet një njeri….sidoqoftë…dhe mosha përparon,dhe dalin të rinj më të fortë dhe mjaft të talentuar,dhe ai 36 vjeçari matet me ta dhe jua kalon etj…..
    Sa për shkarrashkruesin e artikullit më sipër,bëhet më mirë të lexojë pak letërsi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *