• |
ide | kryesore

Sllovenia merr presidencën e BE-së në sfondin e mosmarrëveshjeve me Brukselin

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri slloven, Janez Jansa merr të enjten presidencën e radhës të Bashkimit Europian nga ana e Sllovenisë, por mosmarrëveshjet e saj me Brukselin mbi shtetin e së drejtës, bashkëpunimin me zyrën e prokurorit publik europian dhe lirinë e shtypit ngrenë shqetësime. Kjo është hera e dytë që shteti alpin prej dy milionë banorësh mban këtë pozicion, por atmosfera është krejt tjetër sot. Në 2008, Sllovenia bën figurën e “studentit model” të Europës dhe presidenca u njoh si një moment historik në rrugën e pavarësisë për këtë vend të ish-Jugosllavisë.

Drejtuesi konservator, Jansa është tashmë në krye. Që prej asaj kohe ai është distancuar nga vlerat liberale dhe kundërshtarët e tij e akuzojnë atë për kopjimin e stilit autoritar të aleatit të tij sovranist, Viktor Orban. Mes prioriteteve të shfaqura për gjashtë muajt e ardhshëm, Sllovenia do të mbajë një samit mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në vjeshtë. Ajo gjithashtu shpreson të forcojë rezistencën e BE-së ndaj pandemisë COVID-19, kur vendet po përgatiten të marrin 750 miliardë euro të planifikuara nga Brukseli për të rimëkëmbur ekonomitë.

Sllovenia premton të forcojë shtetin e së drejtës dhe vlerat europiane, një temë që ndan 27 shtetet e BE-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *